Lidhje


Kapja e Durim Bamit/ Ben Ndoka angazhoi bandat e Tiranës, Krujës, Durrësit dhe Shkodrës

Një skuadër e terë me 16 persona i ishin vënë nga pas Durim Bamit me qëllim ekzekutimin e tij, për llogari të ish-deputetit të PS, Arben Ndoka. Financimin për të hequr Durim Bamin e mbulonte Ervis Martinaj. Ndërsa një grup i gjerë, emrat më të njohur të botës së krimit u angazhuan për të eliminuar të fortin e Niklës.

 

Shokë e miq të tij, mbi 16 persona u futën në skemën e intrigës por sërisht nuk mundën ta vrasin. Njeriu që ka goditur më tepër ka qënë Durim Bami. Ndërsa grupi tjetër s’mundi ta kapte dot, megjithëse ju mblodhën emrat më të njohur.

Read more ...


“Fëmijëri e humbur”, si u zhduk në 1995 Xhevahir Gezdari 20 metra larg shkollës. Motra e tij rrëfen detaje

Në episodin “Fëmijëri e humbur” të podcastit “Fol me Anila Hoxhën”, projekt i qendrës FOL i mbështetur financiarisht nga ambasada amerikane në Tiranë që transmetohet të shtunën e fundit të çdo muaji në Top Albania Radio, tema e diskutimit ishte për fëmijët e zhdukur.

 

Si shembull është sjellë rasti i Xhevahir Gezdarit, nëna e te cilit prej vitit 1995 thotë se vazhdon të shtrojë në tavolinë dhe pjatën e tij. Humbja e fëmijës është rasti tipik kur u hetua dhe kompania e huaj që ishte vendosur ne fshatin Tagan dhe më pas u largua.

Read more ...


Policit të arrestuar në Fier, në banesë i gjejnë doza me kokainë, hashash e peshore

Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron foton e Lorenc Gropës me detyrë Trup Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit Fier I cili është arrestuar mbrëmjen e djeshme. Ai akuzohet se është pjesë e grupit të personave që shisnin lëndë narkotike, veprimtari të cilën dyshohet se e kryenin në ambientet e një bar kafe, në Patos.

 

Nga kontrolli i banesës së punonjësit të policisë u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një qese me pluhur të bardhë, në dukje lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 41,25 gr, 2 cigare me lëndë narkotike hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë

Read more ...


Shtyllat drite që “zbrisnin” nga qielli, shpjegimi për fenomenin e pazakontë në Japoni

Banorët e Japonisë u shokuan nga pamja në qiellin e natës, ku nëntë shtylla drite që “vareshin” nga qielli ndriçuan të gjithë vendin. Pamja misterioze ndodhi më 11 maj, duke kujtuar skena nga një film fantastiko-shkencor.

 

Pamjet shkaktuan habi dhe në shumë raste edhe frikë, por ka një shpjegim pas tyre. Fenomeni optik prodhohet kur drita natyrale ose artificiale përthyhet nga kristalet e akullit. Ndonjëherë, në temperatura shumë të ulëta, kristalet e akullit formohen shumë afër sipërfaqes së Tokës.

Read more ...


Nëna denoncon në polici edukatoren e fëmijës 3 vjeçar: Ka dhunuar tim bir

Një nënë 31-vjeçare ka denoncuar në polici edukatoren e një kopshti në Tiranë për dhunë.Blutë e Tiranës bëjnë me dije se 31-vjeçarja ka kallëzuar se edukatorja 24-vjeçare me inicale I.K ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj 3 vjeç në një kopësht në rrugën “Sulejman Delvina”.

 

Me radhën e saj Policia referoi materialet e kallëzimit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen I. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë edukatore.

Read more ...

XS
SM
MD
LG