Lidhje


Pas Al Jazeera, Izraeli mbyll transmetimin e medias amerikane Associated Press

Autoritetet izraelite kanë mbyllur një transmetim të drejtpërdrejtë nga media amerikane Associated Press (AP) dhe kanë sekuestruar pajisjet e kamerave. Izraeli akuzon organizatën për shkeljen e ligjeve, sepse i jep materiale stacionit të lajmeve Al Jazeera.

 

Incidenti ndodhi në qytetin Sderot, në kufirin me Gazën, nga ku AP ka ofruar një pamje pothuajse të vazhdueshme të drejtpërdrejtë të horizontit verior të Gazës gjatë gjithë luftës. Zyrtarë nga Ministria e Komunikimeve kanë dorëzuar agjencisë një urdhër të nënshkruar nga ministri për ndalimin e transmetimit. Një urdhër verbal i njëjtë ishte lëshuar më parë të enjten e kaluar, të cilin AP refuzoi ta ndiqte.

Read more ...


Për një emocion më tepër!/ Po xhironte një video live, reperi adoleshent qëlloi gabimisht veten me armë në kokë dhe vdiq

Rylo Huncho, një reper amerikan, vdiq javën e kaluar në një mënyrë tragjike pasi qëlloi veten në kokë në një video live, sipas mediave amerikane.

Siç shihet edhe në video, e cila është postuar në disa rrjete sociale, muzikanti 17-vjeçar ishte duke filmuar një postim në Instagram kur ndodhi ngjarja fatale. Adoleshenti luan me një armë dhe në një moment i çaktivizon sigurinë, e drejton në kokë dhe një lazer jeshil e shënjon. Papritur dëgjohet një e shtënë, i dridhen flokët dhe kamera i largohet nga duart teksa video përfundon. Reperi 17-vjeçar u gjet i vdekur në Suffolk, Virxhinia, SHBA më 15 maj, konfirmoi policia. Autoritetet thanë se ai vdiq nga një “plagë aksidentale me armë zjarri”. Policia nuk e ka konfirmuar emrin e djalit të vdekur.

Read more ...


Pas kërkesës për fletarrestime për Netanyahun dhe liderët e Hamasit, reagojnë politikanë nga mbarë bota: Nuk ndihmon në arritjen e një armëpushimi…

Pas njoftimit të prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) që synon lëshimin e fletarrestimeve ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe liderëve të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka pasur reagime të ndryshme nga politikanë nga e mbarë bota.

 

Si Izraeli, ashtu edhe Hamasi, e kanë “dënuar” këtë njoftim të prokurorit Karim Khan. Prokurori tha se beson se Netanyahu, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe tre liderë të Hamasit – Yehia Sinwar, Mohammed Deif dhe Ismail Haniyeh – janë përgjegjës për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe në Izrael, së paku nga 7 tetori 2023.

Read more ...


Gruas nga Gostivari i thanë mjekët në Gjermani se do të vdesë, por falë ndihmës suaj, sot i është shëruar 90% i kancerit!

Emeti Karpuzi Shabani 25 vjeçarja nga Gostivari u diagnostifikua për herën e tretë me kancer, ku para dy viteve u diagnostifikua me kancer në gjuhë me metastazë në fyt, pas shërimit nuk kaluan as dy vite Emetit ju shfaq përsëri në fyt Karcinom Skuamoze ku u operua, e më pas kanceri i është paraqitur përsëri me metastazë në trup, shkak i kancerit Emeti ka kryer lindjen e detyrueshme të vajzës së saj në javën e 30 të shtatëzanise, kur foshnja ishte një muaj mjekët në Gjermani nuk i dhanë asnjë fije shprese dhe e rekomanduan që të kthehet në shtëpi, ku ja ndërprenë terapinë…

Read more ...


Moska: Vramë mbi 100 ushtarë ukrainas dhe mercenarë të huaj në Donbas

Ushtarët e grupit taktik Lindor të Forcave të Armatosura Ruse kanë eliminuar 125 luftëtarë ukrainas në 24 orët e fundit në Donbass. Tass raporton këtë informacion, duke cituar deklaratat e zëdhënësit të grupit Alexander Gordeyev.

 

“Gjatë veprimeve aktive, ushtria përmirësoi pozicionet e tyre përgjatë vijës së frontit. Sulmet ajrore, zjarri artilerie, sisteme të rënda flakëhedhëse goditën pozicionet dhe pajisjet e Brigadës 128 të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës.

Read more ...

XS
SM
MD
LG