80-vjetori i D-Day-dita e zbarkimit në Normandi

Çlirimi erdhi nga ajri. Pak pas mesnatës së 6 qershorit të vitit 1944, kontigjentet e parë të trupave aleate zbarkuan në Normandi. Ata ishin 24.000 parashutistë që kishin si detyrë, që para se të fillonte në të gdhirë zbarkimi i trupave nga deti, të vinin nën kontrollin e tyre ura dhe pika të rëndësishme rrugore dhe të vendosnin sinjale drite për forcat ajrore. Por plani nuk funksionoi sipas parashikimeve. Era e fortë i shtyu parashutistët thellë në brendësi të Francës dhe vetëm një e dhjeta e tyre arriti në kohë në zonën e frontit. Ky sulm i gjeti gjermanët në befasi. Edhe në orën dy të natës gjeneralët e trupave gjermane të dislokuara në zonën e Atlantikut vlerësonin se situata ushtarake qe jo e rrezikshme. Në një bisedë telefonike me Berlinin ata njoftuan se lajmet për zbarkim ajror janë "të ekzagjeruara" dhe se situata është e qetë.