Trump dekorohet nga Emiratet e Bashkuara teksa planifikon zhvendosjen e përhershme të palestinezëve

Një raport i NBC News, duke cituar pesë persona me njohuri për çështjen, zbulon se Trump po planifikon të zhvendosë përgjithmonë deri në një milion palestinezë nga Rripi i Gazës në Libi. Konkretisht, sipas informacioneve, plani duket se është duke u shqyrtuar seriozisht, pasi administrata Trump ka diskutuar tashmë planet e saj për zhvendosjen e palestinezëve me udhëheqjen libiane, e cila po kërkon në këmbim lirimin e miliarda dollarëve në fondet e Afrikës së Veriut që SHBA-të i kishin ngrirë për dhjetë vjet.
Vlen të përmendet se ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare. Nga ana tjetër, Izraeli është informuar mbi diskutimet e administratës Trump me Libinë, e cila mbetet e ndarë me dy qeveri rivale, një në perëndim të udhëhequr nga Abdul Hamid Dbeiba dhe një në pjesën lindore të saj të udhëhequr nga Khalifa Haftar, që luftojnë për kontrollin e vendit, gati 14 vjet pasi përmbysja e diktatorit Muammar Gaddafi shkaktoi luftë civile.