Turqia ndalon AI-në e Elon Muskut për shkak të fyerjeve ndaj presidentit Erdogan dhe vlerave fetare

Një gjykatë turke të mërkurën bllokoi aksesin në chatbot-in Grok, të operuar nga xAI i Elon Musk, pasi ai gjeneroi reagime fyese në lidhje me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, themeluesin e republikës Mustafa Kemal Ataturk dhe vlerat fetare.Lajmi vjen ndërsa Grok përballet me reagime të gjera për shkak të deklaratave naziste që prodhoi ditët e fundit. Chatbot-i ka zemëruar gjithashtu qeverinë në Varshavë me komente fyese që synojnë politikanët polakë, përfshirë kryeministrin Donald Tusk. Zyra e Kryeprokurorit Publik në Ankara nisi një hetim ndaj Grok të mërkurën në mëngjes "në përgjigje të fyerjeve të Grok kundër Ataturkut, Presidentit tonë të nderuar dhe Profetit", tha ajo në një deklaratë.