Guardia di Finanza ka arrestuar kryetarin e bashkisë së Sorrentos në Itali, Massimo Coppola. Sipas mediave italiane, kryetari i bashkisë akuzohet për krime kundër administratës publike. Coppola u ndalua mbrëmë, ndërsa po fuste në xhep disa para, gjatë një darke në të cilën mori pjesë pas një eventi sportiv.
Kryetari i bashkisë dyshohet se u kap në flagrancë, ndërsa përvetësonte 6 mijë euro nga një sipërmarrës, në lidhje me kontratën për caktimin e shërbimeve të mensës shkollore për periudhën 2023-2026, të dhënë të njëjtit sipërmarrës nga Bashkia e Sorrentos, për një vlerë totale bazë ankandi prej mbi 4.5 milionë eurosh.
Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

Serbia po përdor paratë europiane për të blerë armatime. Mediat në Beograd raportojnë se qeveria ka miratuar një projektligj që konfirmon marrëveshjen e kredisë mes shtetit serb dhe një grupi institucionesh financiare franceze dhe europiane, me qëllim që të bëhet i mundur financimi i prokurimit të 12 avionëve luftarakë të Francës, Rafale.
Vlera e kontratës mes shtetit të Serbisë me kompaninë Dassault Aviation është 2.7 miliardë euro, ku 1.9 miliardë janë marrë kredi dhe pjesa tjetër nga fondet buxhetore.
Skandali i Tërmetit të Ramës në Tepelenë/Burri denoncon në polici dhe kërkon divorcin nga gruaja

Një ditë para zgjedhjeve, në media u bë publik një skandal me protagonist një deputet rilindas videoja e të cilit u mbajt fort e fshehur mirë. Tërmet Peçi u filmua teksa ngrinte pantallonat në makinë me një punonjësen e tij.
Kjo e fundit u kap mat nga burri i saj duke bërë tërmet 7 ballë me deputetin e PS. Ironia qëndron në faktin se burri i nëpunëses së Tërmetit, banor i Këlcyrës ka kërkuar zyrtarisht divorc, duke deklaruar se bashkëshortja e tij është abuzuar seksualisht nga Peçi në një incident të denoncuar në polici si “përdhunim nën kërcënim dhe dhunë fizike”.