Pakistan, mijëra persona kërkuan "përfundimin e gjenocidit të Izraelit në Gaza"

Mijëra persona në Pakistan protestuan për të treguar mbështetjen e tyre për Gazën e pushtuar dhe për të kërkuar "përfundimin e menjëhershëm të gjenocidit të Izraelit", transmeton Anadolu. Me thirrjen e partisë Jamaat-e-Islami, mijëra persona kryesisht në kryeqytetin Islamabad dhe Karachi mbajtën protesta në mbështetje të Palestinës. Në Islamabad mijëra protestues u mblodhën me flamuj palestinezë në duar në Bulevardin D-Chowk në një largësi rreth 200 metra nga parlamenti. Protestuesit bërë thirrje për "përfundimin e menjëhershëm të gjenocidit" të Izraelit në Gaza dhe brohoritën me slogane në mbështetje për Palestinën.