Fidan: Në Forumin e Diplomacisë në Antalya u ekspozuan standardet e dyfishta të disa fuqive të mëdha

Standardet e dyfishta të disa fuqive të mëdha ndërkombëtare për çështje të ndryshme, si dhe shpërfillja e tyre ndaj ligjit ndërkombëtar u ekspozuan nga panelistët në Forumin e Diplomacisë në Antalya (ADF), tha sot ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, raporton Anadolu. Duke folur në ceremoninë e mbylljes së forumit, i cili u mbajt në Antalya të Türkiyes këtë fundjavë, Fidan tha se po bëhen përpjekje serioze për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës përpara muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.