Brigadat Al-Qassam njoftojnë kapjen e ushtarëve izraelitë
Brigadat Al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, njoftoi sot se ka kapur ushtarë izraelitë gjatë një operacioni në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.Megjithatë, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee mohoi pretendimin në X, duke thënë se nuk kishte “asnjë incident të kapjes së ushtarëve”.Abu Obaida, zëdhënësi i Brigadave al-Qassam, tha në një mesazh të regjistruar se luftëtarët “kryen një operacion kompleks të shtunën pasdite, në Rripin verior të Gazës, ku ata joshën një forcë sioniste në një nga tunelet në kampin e refugjatëve Jabalia”.Luftëtarët e Al-Qassamit “i zunë pritë kësaj force brenda tunelit dhe në hyrje të tij, dhe u angazhuan me anëtarët e saj në një distancë të afërt”.