Belgjika u bën thirrje vendeve të BE-së të ndalojnë shitjet e armëve në Izrael
Ministrja belge e Bashkëpunimit për Zhvillim, Caroline Gennez u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian (BE) që të ndalojnë shitjen e armëve për Izraelin, transmeton Anadolu.
Gennez para takimit të ministrave të Zhvillimit të BE-së tha se ndihma humanitare për Gazën duhet të rritet. "I bëj thirrje Komisionit Evropian të vazhdojë angazhimet dhe pagesat për Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA). Raporti i Grupit të Pavarur të Shqyrtimit ofron siguri të mjaftueshme për ta bërë këtë", tha Gennez.