Lidhje


Shqiptari nga Kosova qëllon për vdekje serbin në Gjermani

Një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një restoranti në qendër të qytetit të Duseldorfit në Gjermani. Indeksonline ka mësuar se bëhet fjalë për Rushit Llapi, kosovari 52 vjeçar me banim në Gjermani. Sipas mediave vendase, pronari 38-vjeçar i një lokali në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt ka debatuar me një shqiptar 52-vjeçar me origjinë nga Kosova. Ata dolën jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën. Thuhet se autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin.

Read more ...


Iraku miraton ligjin e ri: 10 deri 15 vite burg për personat që martohen brenda të njëjtit seks

Parlamenti i Irakut ka miratuar një projektligj që “ndëshkon” marrëdhëniet e të njëjtit seks me burgim nga 10 deri në 15 vjet. Sipas ligjit të ri, personat transgjinorë gjithashtu mund të dënohen me burg nga 1 deri në 3 vjet.

 

Mbështetësit e ligjit të ri thonë se ato do të ndihmojnë në ruajtjen e vlerave fetare në vend. Ndërkohë, grupet e të drejtave të njeriut thonë se ato janë një tjetër pikë e zezë në të dhënat e Irakut të shkeljeve ndaj personave LGBT.

Read more ...


Zyrtarët e Hamasit dhe Fatahut shkojnë në Kinë për bisedime ndërmjet tyre

Delegacioni i Fatahut udhëhiqet nga zyrtari i lartë Azzam Al Ahmed ndërsa Moussa Abu Marzouk drejton delegacionin e Hamasit për bisedimet në Pekin në mes të luftës së Izraelit ndaj Gazës. Kina do të presë bisedimet e unitetit palestinez midis grupit të rezistencës Hamas dhe partisë politike Fatah, tha një diplomat në Pekin, një ndërhyrje e befasishme kineze në diplomacinë palestineze në mes të luftës së Izraelit në Gazën e rrethuar që ekspertët thonë se tashmë ka marrë përmasa gjenocidale. Një zyrtar i Fatah-ut i tha agjencisë së lajmeve Reuters të premten se një delegacion i udhëhequr nga zyrtari i lartë i grupit, Azzam Al Ahmed, ishte nisur për në Kinë.

Read more ...


Shkel fustanin dhe rrëzohet në skenë, këngëtarja vdes në mes të koncertit

Një këngëtare 31-vjecare që po performonte në një shtëpi të moshuarish më 12 prill ka vdekur në mes të koncertit pasi u rrëzua dhe mbeti e vdekur në skenë, në aksidentin e tmerrit në qytetin kinez të Chongqing. Viktima kishte kënduar dy këngë kur shkeli në bishtin e fustanit të saj dhe u rrëzua në skenë, duke mbetur papritur pa frymë e palëvizje. E reja që nuk është identifikuar publikisht nga autoritetet vdiq nga ataku kardiak megjithëse anëtarë të stafit u përpoqën ta risillnin në jetë.Ajo u dergua më pas në spitalin Chongqing por pak pas mbërritjes u shpall e vdekur. Një autopsi po pritet për shkakun e saktë të vdekjes se pashpjeguar.

Read more ...

XS
SM
MD
LG