Lidhje


Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar.Shumica e vendeve kanë votuar për, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende tjera kanë abstenuar, në takimin e Asamblesë, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

 

Një ditë më parë, delegacioni i Parlamentit të Serbisë, ka kërkuar përmes një letre që Kosovës të mos i avancohet statusi.Në njoftimin e Parlamentit serb është thënë se dhënia e një statusi i tillë do të jetë shpërblim për Prishtinën, e cila, sipas Beogradit, po bën gjithçka për të penguar dialogun mes dy vendeve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, dhe për të shmangur obligimet nga marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Read more ...


Stuhia në Teksas, Oklahoma dhe Arkansas, humbin jetën 15 persona

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme që përfshinë Teksasin, Oklahomën dhe Arkansasin.Shumë shtëpi u shkatërruan gjatë motit vdekjeprurës që goditi SHBA-në qendrore. Stuhitë shkaktuan dëme edhe në Oklahoma, ku të plagosur mbetën të ftuarit e një dasmë të organizuar në natyrë. Dhjetëra mijëra banorë mbetën pa energji në të gjithë rajonin.“Ka mbetur vetëm një gjurmë mbeturinash. Shkatërrimi është goxha i rëndë”, tha sherifi i qarkut Cooke Ray Sappington.Melody Kwok, drejtoresha e komunikimit në qark, tha se shumë persona u plagosën , ndërsa shtoi se punonjësit e urgjencës po u përgjigjeshin ende thirrjeve për ndihmë.

Read more ...


Izraeli po kryen gjenocid në Gaza thotë themeluesi hebre i Human Rights Watch

Aryeh Neier, një aktivist i vjetër hebre për të drejtat e njeriut, familja e të cilit iku nga Gjermania naziste në SHBA në vitin 1939 kur ai ishte 2 vjeç, thotë se ka qenë i bindur se ushtria izraelite po kryen “gjenocid” në Gaza.

 

“Gjatë një periudhe kohore, Izraeli ka penguar dërgimin e ndihmës humanitare në Gaza dhe ata që janë viktimizuar më rëndë nuk janë anëtarë të Hamasit”, tha themeluesi i Human Rights Watch për Farid Zakaria të CNN në një intervistë.

Read more ...


Sulmi rus në një hipermarket në Kharkiv: 11 të vdekur dhe 60 të plagosur

 Mbrëmjen e djeshme Rusia ka ndërmarrë një sulm masiv në Ukrainë, me 14 raketa - duke përfshirë dy "Kinzhal" hipersonike dhe 31 dronëNjë bastisje ruse ka sulmuar një hipermarket në Kharkiv. Të paktën 11 persona kanë vdekur, rreth gjashtëdhjetë janë plagosur, ndërsa ka akoma njerëz të zhdukur.

 

Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, në qendrën tregtare në momentin e sulmit ndodheshin “më shumë se 200 persona”. Më herët, guvernatori i rajonit të Kharkivit, Oleh Synyehubov, dhe zyrtarë të tjerë ukrainas thanë se sulmi u krye me dy predha nga Rusia, të njohura si “bomba rrëshqitëse”, pasi armë të tilla rrëshqasin drejt objektivit me apo pa sistem që i drejton. Këso armësh janë përdorur nga Rusia në mbarë Ukrainën.

Read more ...


Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka asnjë spital në Rafah për të akomoduar këtë numër të të vdekurve dhe të plagosurve

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se nuk ka spital në qytetin Rafah për të akomoduar të vrarët dhe të plagosurit në sulmin e ushtrisë izraelite në kampin ku qëndronin palestinezët e zhvendosur, transmeton Anadolu.

 

"Duke qenë se në qytetin e Rafahut nuk ka asnjë spital që mund të akomodojë këtë numër të të vdekurve dhe të plagosurve, ekipet e ambulancës kanë vështirësi në transportimin e të vdekurve dhe të plagosurve", thuhet në njoftimin e ministrisë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG