Macron vendos gishtin në hartë, Europa i jep lejen Ukrainës: Sulmoni brenda territorit rus
Armët perëndimore duhet të përdoren për të sulmuar direkt tokën ruse. Pas shumë debatesh ka ardhur dhe leja nga disa shtete të Europës për Ukrainën, me arsyetimin se këtë e lejojnë rregullat e luftës.
Qeveria polake thotë se nuk ka asnjë kufizim për Kievin në përdorimin e armëve të tyre në betejën kundër Rusisë. Gjithashtu, liderët e Francës dhe Gjermanisë pohuan se Ukraina duhet të lejohet të bombardojë zonat ushtarake brenda tokës ruse.