Princi saudit Bin Salman dhe kreu i OKB-së Guterres diskutojnë për situatën në Gaza

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, diskutuan për zhvillimet në Rripin e Gazës dhe përpjekjet për të siguruar paqen dhe stabilitetin, transmeton Anadolu. Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Arabisë Saudite, SPA, Bin Salman dhe Guterres zhvilluan një bisedë telefonike. Në bisedë Bin Salman dhe Guterres diskutuan për zhvillimet e fundit, veçanërisht mbi situatën në Gaza dhe përreth si dhe përpjekjet për të siguruar paqen dhe stabilitetin.