Lidhje


Presidenti i Kolumbisë akuzon Izraelin për mosrespektim të rezolutës së OKB-së për armëpushim

Presidenti kolumbian Gustavo Petro ka akuzuar Izraelin për mosrespektim të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për armëpushim në Gaza, transmeton Anadolu.

 

Duke përmendur pamjet e sulmit të fundit të Izraelit në një kamp refugjatësh në Gaza në llogarinë e tij në "X" të dielën, Petro tha: "Ka filluar përsëri. Pas reagimit të fortë ndaj sulmeve të djeshme (të së shtunës), vrasja e fëmijëve dhe shkelja e rezolutës së armëpushimit të KS të OKB-së vazhdojnë. Shumica dërrmuese e njerëzimit dëshiron paqen".

Read more ...


Putin drejtuar SHBA-së: Mos ndërhyni mes Iranit dhe Izraelit! Nëse amerikanët mbështesin Izraelin, ne nuk do rrimë duarkryq

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të mos ndërhyjnë në tensionet midis Iranit dhe Izraelit.Sipas “Times of India” kërcënimi i Putinit erdhi pasi Shtetet e Bashkuara thanë se kishin rrëzuar disa prej dronëve të nisur nga Irani drejt Izraelit.

 

“Nëse Biden mbështet Izraelin, ne nuk do të rrimë duarkryq duke duke mos bërë asgjë”,- raportohet të jetë shprehur thotë Putin.Më herët, Izraeli tha se rreth 300 dronë dhe raketa u hodhën nga Irani, ndërsa disa të tjera edhe nga Iraku dhe Jemeni.

Read more ...


Zelensky i lutet Perëndimit për kundërajrorë, Rusia vijon sulmet ajrore

Qindra mijëra ukrainas kanë mbetur pa rrymë si pasojë e një vale të re sulmesh të mëdha ajrore që Rusia e kreu ndaj infrastrukturës së Ukrainës, duke e nxitur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, t’i lutet përsëri Perëndimit që t’ia japë Kievit sistemet kundërajrore për të cilët ka aq shumë nevojë.

 

Infrastruktura energjetike ishte caku kryesor i sulmeve raketore dhe me dronë nga Rusia në katër rajone ukrainase mëngjesin e së enjtes, tha ministri i Energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko.

Read more ...


Mbi 50 mijë ushtarë rusë të vrarë, Mediazona fakton vdekjet e shkaktuara nga lufta

Më shumë se 50 mijë vdekje në radhët e ushtarëve rus ka raportuar një media ruse e cila ka mundur ti dokumentojë që prej nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

Mediazona që në bashkëpunim me BBC-në, llogarit viktimat ruse të luftës, bazuar në vdekjet e regjistruara nga burime të hapura, tha në përditësimin e saj të fundit se 50,471 anëtarë të ushtrisë ruse kishin vdekur në luftë që nga fillimi i saj në shkurt 2022, raporton Radio Europa e Lirë.

Read more ...


A po i riformulon Gaza mardhëniet ndërmjet kombeve? /Irani kërcënon të sulmojë Jordaninë nëse "bashkëpunon" me Izraelin

Jordania do të jetë "objektivi i ardhshëm" i Iranit nëse "bashkëpunon" me Izraelin në mes të sulmeve iraniane me raketa dhe dronë kundër Izraelit, njoftoi agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars të dielën, ndërsa dy burime rajonale të sigurisë thanë se avionët jordanianë rrëzuan dhjetëra dronë iranianë që fluturonin nga Jordania veriore dhe qendrore drejt Izraelit.

Read more ...

XS
SM
MD
LG