A ka krisje ndërmjet dy "miqve", Bidenit dhe Netaniahut?

Një ditë pasi Netaniahu hodhi poshtë propozimin e SHBA-së rreth zgjidhjes me dy shtete për konfliktin Izrael-Palestinë, Biden aludoi në qëndimin e kryeministrit izraelit ndaj zgjidhjeve të ndryshme me dy shtete, madje edhe ato që do të shohin Palestinën e pavarur, por pa një forcë ushtarake. Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se krijimi i një shteti të pavarur për palestinezët nuk ishte i pamundur derisa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të jetë ende në detyrë dhe se të dy udhëheqësit e kishin diskutuar së bashku këtë çështje.