Lidhje


Erdoğan dënon sulmin në kishën Santa Maria/ Sulmi makabër në kishën e Stambollit

Presidenti i Republikës së Turqis, Recep Tayyip Erdoğan, dënoi sulmin e armatosur në kishën Santa Maria në Istanbul dhe tha se autoritetet po bëjnë gjithçka për të kapur sa më parë autorët. Shefi i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Türkiyes, Fahrettin Altun, ka njoftuar në rrjetet sociale se presidenti turk Erdoğan ka pasur biseda telefonike me zyrtarin lokal Omer Kalayli, priftin e kishës Santa Maria Anton Bulai dhe konsullin polak Witold Lesniak në lidhje me sulmin e sotëm. Ai gjithashtu ndau një video të telefonatave të Presidentit Erdoğan.

Read more ...


Gjeneralët e NATO-s: Duhet të përgatitemi për sulmet me raketa ruse në Evropë

Gjeneralët e lartë të NATO-s kanë paralajmëruar se aleanca duhet të përgatitet për sulmet ruse ndaj objektivave në të gjithë Evropën, përfshirë Gjermaninë, nëse Kremlini vendos për zgjerimin e luftës përtej Ukrainës Në një intervistë për gazetën britanike, The Times, gjenerallejtënant Alexander Sollfrank, komandanti i qendrës logjistike ushtarake të NATO-s në Gjermaninë jugperëndimore, u bëri thirrje aleatëve që të heqin barrierat që pengojnë lëvizjen e trupave dhe pajisjeve, e cila gjë bën që vendeve t’iu vështirësohet puna për përdorin e armëve dhe pajisjeve të njëri-tjetrit në kohë krize.

Read more ...


Frikë nga një 'Luftë Civile': Në SHBA Patrulla Kufitare dhe Garda Kombëtare "përplasen' në Teksas.

Ka skenare të errëta se SHBA-ja mund të rrëshqasë në "luftë civile" për shkak të një përplasjeje të çuditshme në një park të Teksasit, ku disa kanë frikë se mund të shohin kahe të ndryshëm të qeverisë amerikane në konflikt të hapur dhe të armatosur me njëri-tjetrin. Patrulla kufitare federale e SHBA-së (USBP) dhe Garda Kombëtare e Teksasit janë tani në një konfrontim ballë për ballë për të parë se kush do të jetë i pari që do të dorëzohet.

Read more ...


Biden për sulmin ku u vranë 3 ushtarë amerikanë: Do të japim përgjigje

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden lidhur me sulmin e kryer me mjet ajror pa pilot (dron) ndaj bazës ushtarake amerikane në kufirin Jordani-Siri tha se "Mbrëmë kaluam një ditë të vështirë në Lindjen e Mesme", transmeton Anadolu. Biden bëri deklarata për gazetarët në Karolinën e Jugut të cilën e vizitoi për të marrë pjesë në një aktivitetet. Pas sulmit me mjete ajror pa pilot (dron) ndaj bazës ushtarake të SHBA-së pranë kufirit siriano-jordanez dhe pasi 3 ushtarë amerikanë humbën jetën, Biden tha se "Mbrëmë kaluam një ditë të vështirë në Lindjen e Mesme".

Read more ...


Hamasi dënon fushatën e Izraelit kundër OKB-së

Hamasi, grupi i rezistencës palestineze, dënoi fushatën e Izraelit kundër institucioneve të OKB-së, duke e quajtur atë “akuzë të zbrazët” që synon t’i pengojë ata të ofrojnë ndihmë për njerëzit në Rripin e Gazës, “të cilët po i nënshtrohen gjenocidit”, transmeton Anadolu. “E fundit është akuza e zbrazët kundër Organizatës Botërore të Shëndetësisë për atë që Izraeli e quajti marrëveshje të fshehtë me lëvizjen Hamas, duke përsëritur pretendimin e rremë për përdorimin e spitaleve nga lëvizja në operacione ushtarake”, tha Hamasi në një deklaratë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG