Drejtori i CIA-s: Ndërprerja e ndihmës nga SHBA për Ukrainën do të ishte një gabim i përmasave historike

Shefi i CIA-s, William Burns tha se SHBA do të bënte një gabim të përmasave historike nëse heq dorë nga mbështetja për Ukrainën në luftën gati dy vjeçare ndaj Rusisë. Paralajmërimi vjen në një kohë që në Kongres është bllokuar propozimi për dërgimin e ndihmave ekonomike dhe ushtarake për Ukrainën. Në një opinion të publikuar të martën në Foreign Affairs, drejtori i CIA-s, shkroi se lufta e Putinit tashmë ka ndikuar rëndë Rusinë në mënyra të ndryshme, nga izolimi i saj globalisht deri te dëmtimi i ushtrisë dhe ekonomisë së saj.