Kryediplomatja sllovene/Vrasjet në Gaza duhet të ndalen, mjaft është mjaft

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë ka bërë thirrje për t'i dhënë fund krizës humanitare në Gaza, ku sulmet izraelite kanë vazhduar për mbi 100 ditë, duke thënë se "mjaft është mjaft". Në një intervistë me Anadolu në New York, Tanja Fajon theksoi nevojën për një armëpushim të menjëhershëm dhe zgjidhje politike për të adresuar konfliktin në vazhdim, duke thënë se armiqësitë duhet të ndalen "sepse ka nevojë urgjente për ndihmë humanitare". "Ne shohim nga dita në ditë përkeqësimin e situatës humanitare dhe krizë humanitare. Mijëra fëmijë dhe gra u vranë dhe ne duhet ta ndalojmë atë. Mjaft është mjaft", tha Fajon.