“S’mund Ta Besoja”/ Shokohet Kryefamiljari, Zbulon Se Ka Paguar Faturën Elektrike Të Fqinjit Për 18 Vite
Kur një banor i Kalifornisë filloi të vinte në dyshim çmimin e faturës së tij të energjisë elektrike çdo muaj, ai kuptoi se një gabim i bërë për 18 vite po i kushtonte shumë. Ken Uilson, një klient i Pacific Gas and Electric (PG&E), i cili ka jetuar i vetëm në një kompleks apartamentesh në Vacaville që nga viti 2006, i tha stacionit të San Franciskos të ABC se ai filloi të vinte re rritjen e faturave të tij disa muaj më parë.
Në përpjekje për të ulur kostot, Uilson u përpoq të reduktonte përdorimin e energjisë dhe bleu një pajisje për të ndihmuar në monitorimin e sasisë së vateve që përdorin pajisjet e tij. “Edhe pasi i fika ndërprerësit, vazhdova të dilja jashtë për të kontrolluar njehsorin tim dhe pashë nëse ishte ende duke funksionuar dhe po funksiononte” tha Uilson për ABC7.