Lidhje


Si po riformësohet rendi financiar në Lindjen e Mesme

Ndërsa udhëheqësit nga Abu Dhabi, Doha dhe Riadi garuan për të premtuar triliona dollarë për investime amerikane gjatë vizitës së fundit të presidentit Donald Trump në Lindjen e Mesme, bankierët prapa skenave ranë dakord në heshtje: Arabia Saudite nuk është më joshja që ishte dikur.

Sidomos kur krahasohet me peshën e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe ambiciet në rritje të Katarit, kufizimet me të cilat përballet Arabia Saudite po bëhen gjithnjë e më të forta dhe po nxisin një ripërcaktim midis bizneseve që kërkojnë fonde ose që duan të bëjnë marrëveshje.

 

Buxheti i mbretërisë është në deficit të thellë, ajo ka mbledhur miliarda dollarë përmes shitjeve të obligacioneve për të ndihmuar në financimin e një plani shndërrues ekonomik që pritet të kushtojë 2 trilionë dollarë, dhe zyrtarët po racionalizojnë shpenzimet.

Read more ...


Erdoğan propozon samit për Ukrainën: Istanbuli si “qendër paqeje”

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, sot ofroi mbajtjen e një samiti që do t'i përfshijë udhëheqësit e Rusisë, Ukrainës si dhe ShBA-së, duke e shndërruar Istanbulin në një "qendër paqeje".

 

"Dëshira ime më e madhe është të bashkoj Putinin dhe Zelenskyyn në Istanbul ose Ankara. Madje, ta marr edhe Trumpin pranë tyre", tha Erdoğan duke folur pas një mbledhjeje të kabinetit në rezidencën presidenciale në Ankara, ndërkohë që delegacionet ruse dhe ukrainase u takuan në Istanbul për një raund të dytë negociatash.

 

Në fjalën e tij, presidenti turk bëri të ditur se Türkiye ka fuqinë t'i zgjidhë problemet e saj, veçanërisht problemin e terrorizmit ndërsa shtoi se "Procesi ynë i një Türkiye pa terrorizëm do të jetë pika referuese dhe përkrenare e kësaj".

 

Duke vënë në dukje se delegacionet ruso-ukrainase u takuan sot në Istanbul nën kryesimin e ministrit të Jashtëm Hakan Fidan, Erdoğan tha se: "Ishte vërtet një takim madhështor. Si rezultat i këtij takimi, veçanërisht pasi ka pasur një mijë shkëmbime të burgosurish më parë, këtë herë këto shkëmbime të burgosurish tejkaluan një mijë. Përveç tejkalimit të një mijë, disa trupa iu kthyen edhe njëri-tjetrit nga të dyja palët, ruse dhe ukrainase". 

Read more ...


Daily Sabah/ Xhamia e kalasë së Prezës ‘strehon’ Kuranin e rrallë të dhuruar nga Erdogan

Tiranë- Media turke "Daily Sabah" ka publikuar një artikull ku thuhet se një kopje e rrallë e Kuranit, e dhuruar nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, po ruhet me kujdes në Xhaminë e Kalasë së Prezës, një vend adhurimi shekullor.

Në artikull shkruhet se xhamia iu nënshtrua restaurimit nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe një ceremoni zyrtare e rihapjes u mbajt më 13 maj 2015, me pjesëmarrjen e Erdoganit dhe zyrtarëve turq dhe shqiptarë.

 

Gjithashtu "Daily Sabah" shton se ndër sendet më të çmuara të xhamisë është një Kuran i dhuruar nga Erdogan gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 2015 për ceremoninë e hapjes së punimeve të Xhamisë së Namazgjahut. Në artikull shkruhet se Kurani, i cili shquhet për kaligrafinë, mjeshtërinë dhe vlerën historike, konsiderohet një artefakt unik.

Read more ...


Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve të ardhshme

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme, sipas shefit të mbrojtjes së Gjermanisë.

Gjenerali Carsten Breuer i tha BBC-së se Rusia po prodhonte qindra tanke në vit, shumë prej të cilave mund të përdoren për një sulm ndaj shteteve balltike anëtare të NATO-s deri në vitin 2029 ose edhe më herët.

 

Ai gjithashtu këmbënguli që NATO, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, të mbetet e bashkuar sa i përket luftës në Ukrainë, pavarësisht dallimeve në opinione të shprehura së fundmi nga Hungaria dhe Sllovakia.

Komentet e tij vijnë disa javë përpara një samiti të vendeve të NATO-s në Hagë, ku pritet të diskutojnë buxhetet e mbrojtjes, ndër tema të tjera.

Read more ...


Prishen raportet Moskë-Beograd/ Shërbimi i Jashtëm i Zbulimit të Rusisë: Industria serbe e mbrojtjes dërgoi mijëra raketa për Ukrainën

Rusia dhe Serbia nuk kanë më një raport të mirë mes tyre, të paktën pas një zbulimi të Moskës. Shërbimi i Jashtëm i Zbulimit të Rusisë (SVR) akuzoi industrinë serbe të mbrojtjes për furnizimin e Ukrainës me armë, pavarësisht qëndrimit zyrtar të neutralitetit që ka mbajtur Beogradi në lidhje me luftën.

 

Sipas një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të SVR-së, të paktën shtatë kompani kryesore të industrisë serbe të mbrojtjes kanë dërguar qindra mijëra raketa dhe miliona fishekë për armë të vogla drejt Ukrainës, duke përdorur, siç pretendohet, “certifikata të rreme të përdoruesit final”.

Read more ...

XS
SM
MD
LG