Lidhje


Dhjetëra të vdekur dhe të plagosur nga sulmet e Izraelit ndaj civilëve që prisnin ndihmë në Gaza

GAZA (AA) - Ushtria izraelite vrau 20 palestinezë që prisnin ndihmë humanitare pranë pikës së shpërndarjes së ndihmave në Korridorin Netzarim në Rripin e Gazës, ndërsa 246 u plagosën, raporton Anadolu.

 

Sipas informacioneve të marra nga burime shëndetësore, ushtria izraelite nisi një sulm ndaj njerëzve që prisnin ndihmë pranë Korridorit Netzarim në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

 

Sipas raportimeve fillestare, të paktën 20 palestinezë u vranë dhe 246 u plagosën në sulm.


Krahas Katarit, mbyllin hapësirën ajrore edhe Iraku, Kuvajti dhe Bahreini

Pas sulmit të Iranit ndaj bazës amerikane në Katar, Kuvajti, Bahreini dhe Iraku kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore. Sipas lajmit të publikuar nga agjencia zyrtare irakiane INA, e gjithë hapësira ajrore e vendit, përfshirë pjesën jugore, është mbyllur për fluturime.

 

Pavarësisht mbylljes së hapësirës ajrore, aeroporti ndërkombëtar në qytetin Basra në jug të Irakut ka qenë i hapur për fluturime në intervale të caktuara gjatë ditës. Agjencia zyrtare kuvajtiane KUNA tha se hapësira ajrore e vendit është mbyllur përkohësisht deri në njoftim të mëtejshëm. Vendimi është marrë me qëllim sigurimin e nivelit më të lartë të sigurisë nën dritën e zhvillimeve rajonale.

Read more ...


Putini: Përfshirja e fuqive të huaja në Lindjen e Mesme e ka sjellë botën në një pikë të rrezikshme

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se situata në Lindjen e Mesme po ndikohet nga forca nga jashtë rajonit dhe se kjo po e çon botën në një pikë të rrezikshme. Në një njoftim nga Pallati i Kremlinit thuhet se Putini është takuar me të diplomuarit e shkollave dhe universiteteve ushtarake ruse.

 

Lidhur me situatën në Lindjen e Mesme, Putini tha: "Situata në Lindjen e Mesme është përkeqësuar në mënyrë të mprehtë. Në këtë situatë janë përfshirë edhe forcat nga jashtë rajonit. Të gjitha këto po e çojnë botën në një pikë të rrezikshme".

Read more ...


Zbardhet plani “mashtrues” amerikan, si u godit Irani nga “Çekani i Mesnatës”

Operacioni ushtarak i SHBA-së kundër Iranit të shtunën, me emrin e koduar “Operacioni Çekani i Mesnatës” (Operation Midnight Hammer), u realizua me më shumë se 125 avionë. Gjithashtu u përdor një taktikë mashtruese që përfshinte vendosjen e bombarduesve mbi Paqësor si shpërqendrim, shkruan A2 CNN. Detajet e operacionit i zbuloi për gazetarët të dielën Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, Gjenerali Dan Caine.

 

Operacioni i paprecedentë përfshiu shtatë bombardues B-2. Këta bombardues hodhën mbi 20 bomba  Massive Ordnance Penetrator (MOP) me peshë 13 600 kg secila, mbi dy objektiva bërthamorë iranianë, Fordow dhe Natanz, sipas Caine. Ndërsa raketat Tomahawk u lëshuan gjithashtu drejt Isfahanit.

Read more ...


Shefja e inteligjencës ndryshon qëndrim për programin b.ërthamor të Iranit, pas kritikave të Trumpit

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, ka ndryshuar qëndrim sa i përket prodhimit të armëve bërthamore nga ana e Republikës Islamike të Iranit, krahasuar me disa muaj më parë kur kishte dëshmuar para Kongresit se Irani s’ishte duke zhvilluar koka bërthamore, ka shkruar BBC.

 

Gabbard ka thënë se dëshmia e saj e muajit mars, në të cilën kishte thënë se përkundër faktit që Irani zotëron materiale bërthamore prapë se prapë nuk po ndërton armë të këtij lloji, ishte nxjerrë nga konteksti prej “mediave të pandershme”.

Read more ...

XS
SM
MD
LG