Lidhje


Më shumë se 12,000 palestinezë nga Gaza janë marrë të burgosur nga Izraeli

Zyra e Mediave për të Burgosurit Palestinezë raporton se mbi 700 persona nga Gaza janë arrestuar nga forcat izraelite vetëm gjatë muajit maj. Kështu, numri i përgjithshëm i palestinezëve të marrë nga Rripi i Gazës që nga fillimi i luftës ka kaluar 12,000.

 

Sipas të dhënave, më shumë se 3,500 persona nga Gaza ndodhen ende në burgje izraelite. Të paktën 44 palestinezë nga Gaza kanë vdekur gjatë kohës që kanë qenë të burgosur. Izraeli mban 1,846 persona si të ashtuquajtur “luftëtarë të paligjshëm”, status që ua mohon të drejtat ligjore.

Read more ...


Konferenca e lamtumirës së Musk, çfarë deklaroi Presidenti Trump

Këtë të premte u zhvillua konferenca lamtumirëse e Elon Musk nga pozicioni i punonjësit të posaçëm në Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë, ku ai dhe Presidenti Donald Trump diskutuan mbi bashkëpunimin e tyre të ardhshëm dhe temat aktuale politike, duke dhënë pak informacion të ri për publikun.

 

Gjatë konferencës, Trump komentoi mbi punën e Musk dhe organizatës DOGE, si dhe për çështje të tjera si studentët e huaj, Universitetin Harvard dhe konfliktin në Ukrainë. Shumica e deklaratave të tij ishin të njohura dhe të përsëritura më parë.

Read more ...


"Jeruzalemi në duart tona”, Netanyahu shkakton zemërim

Nje video e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ku shfaqet duke ecur nëpër një tunel të sapozbuluar nën Xhaminë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar, ka shkaktuar reagime të forta.

 

Netanyahu shfaqet duke thënë se “Jerusalemi do të mbetet kryeqyteti i përjetshëm i Izraelit” dhe premton se do të bëjë thirrje ndaj vendeve të tjera që ta njohin zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytetin izraelit, duke i inkurajuar gjithashtu të zhvendosin ambasadat e tyre atje.

 

Ky veprim është dënuar gjerësisht në botën arabe si provokues dhe nxitës, pasi tuneli ka qenë prej kohësh një pikë tensioni në Jerusalem. Publikimi i videos përkoi me 58-vjetorin e pushtimit të Jerusalemit Lindor nga Izraeli në vitin 1967, duke shtuar dyshimet se gjithçka ishte një mesazh i qëllimshëm dhe provokues.

 

Ministria e Jashtme e Jordanisë e dënoi këtë veprim, duke përsëritur se “Jerusalemi Lindor është një qytet i pushtuar mbi të cilin Izraeli nuk ka sovranitet”.

Ekspertë dhe zyrtarë prej kohësh kanë deklaruar se gërmimet nën Al-Aksa rrezikojnë të dëmtojnë integritetin strukturor të xhamisë dhe të shkaktojnë trazira.

 

Aktivistët dhe banorët vendas e akuzojnë Izraelin se po përpiqet të imponojë një realitet të ri, si mbi tokë ashtu edhe nën tokë, duke ndryshuar demografinë dhe karakterin fetar të qytetit përmes forcës, arkeologjisë dhe ligjit.


Një vështrim mbi ngjarjet kryesore të ditës në Palestinë gjatë kësaj nate

Të paktën 70 palestinezë janë vrarë që nga agimi në sulmet izraelite në të gjithë Gazën, duke përfshirë sulmet në kampin qendror të refugjatëve Bureij që vranë gati dy duzina njerëz.



Palestinezët shprehin zhgënjim në rritje me një skemë shpërndarjeje ndihmash të mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli që ka shkaktuar skena kaosi dhe dhune vdekjeprurëse gjatë ditëve të fundit.



OKB-ja thotë se Izraeli po e bllokon atë nga qasja dhe shpërndarja e furnizimeve humanitare shumë të nevojshme në Gaza, me rreth 600 kamionë me mallra të bllokuar në një pikë kalimi.



Izraeli ka urdhëruar mbylljen e Spitalit al-Awda – spitali i fundit funksional në Gazën veriore – ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se dhjetëra njerëz mbeten në objekt.



Shtëpia e Bardhë thotë se Izraeli ka “nënshkruar” një propozim të ri për armëpushim në Gaza që iu dorëzua Hamasit; grupi palestinez thotë se po e rishikon planin.


Ministri izraelit e quan shkëmbimin e pjesshëm të pengjeve me Hamasin "një marrëzi të madhe"

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich ka deklaruar se nënshkrimi i një marrëveshjeje për shkëmbim të pjesshëm të pengjeve me Hamasin është "një marrëzi e madhe", transmeton Anadolu.

Në një postim nga llogaria e tij në median sociale, Smotrich pretendon se Hamasi po kalon një krizë të madhe për shkak të presionit ushtarak dhe ndryshimeve në sistemin e shpërndarjes së ndihmës.

 

Smotrich tha se nënshkrimi i një marrëveshjeje për shkëmbim të pjesshëm të pengjeve me Hamasin në periudhën aktuale është "një marrëzi e madhe" dhe se ai nuk pranon asnjë marrëveshje që do t'i jepte Hamasit një shans për t'u rikuperuar dhe për të marrë frymë. Më tej ai vuri në dukje se e vetmja zgjidhje është "intensifikimi i mëtejshëm i presionit mbi Hamasin dhe imponimi i një "marrëveshje të plotë dorëzimi" që përfshin lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve".

Ndërsa ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, iu përgjigj në mënyrë indirekte deklaratave të Smotrich pa përmendur emrin e tij.

 

Përmes llogarisë së tij në median sociale, Saar është shprehur se "Izraeli iu përgjigj pozitivisht propozimit të SHBA-së në lidhje me marrëveshjen për lirimin e pengjeve 11 ditë më parë, por Hamasi deri më tani e ka refuzuar atë".

Saar mbrojti idenë se do të ishte e drejtë të vlerësohej mundësia për lirimin e pengjeve për sa kohë që ekziston një mundësi dhe vuri në dukje se kjo është ajo që dëshiron shumica dërrmuese e popullit izraelit.

 

"Ne duhet të veprojmë në përputhje me interesat tona kombëtare, jo sipas presioneve apo kërcënimeve politike", tha në deklaratën e tij Saar.

Në një deklaratë të bërë në përgjigje të ministrit Smotrcih nga formacioni ku bashkohen të afërmit e pengjeve izraelite thuhet se "Këtë mbrëmje kemi vetëm një gjë për t'ju thënë: Turp për ju. Mjaft me pretendimet tuaja të pabaza dhe premtimet boshe. Bëni atë që dëshiron populli. Kthejini 58 pengjet dhe ndaloni luftën".

 

Kanali zyrtar televiziv i Izraelit KAN raportoi se zyrtarët izraelitë që morën pjesë në negociatat indirekte me Hamasin kanë përmendur një "zhvillim pozitiv" në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi dhe shkëmbimi të pengjeve në Gaza.

Në lajmin e KAN përsëri të bazuar në një burim të huaj të paidentifikuar, bëhet e ditur se "nëse Izraeli tregon fleksibilitet në përfundimin e sulmeve, marrëveshja mund të nënshkruhet që nesër".

XS
SM
MD
LG