Lidhje


Rusia thotë se Ukraina e ka sulmuar Krimenë me raketa Storm Shadow

Autoritetet në Krimenë e pushtuar nga Rusia thanë se Ukraina ka sulmuar qytetin-port të Sevastopolit me raketa Storm Shadow, teksa zyrtarët ukrainas raportuan sulme me dronë rusë në disa rajone.

 

Mikhail Razvozhayev, guvernatori i instaluar nga Rusia në Gadishullin e aneksuar të Krimesë, shkroi në Telegram më 27 maj se forcat ushtarake dhe njësitë mobile të zjarrit kaluan natën duke zmbrapsur një kombinim sulmesh me dronë dhe raketa.

Read more ...


Trump: Omani do të “sillet mirë”, përndryshe do të sulmohet nga SHBA-ja

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një kërcënim të ashpër ndaj Omanit, duke u shprehur se vendi i Gjirit “të sillet mirë” ose do të përballet me sulm nga SHBA-ja.

 

“Omani do të sillet mirë si gjithë të tjerët ose do të na duhet t’i hedhim në erë. Ata e kuptojnë këtë. Do të jenë mirë”, tha presidenti amerikan gjatë një mbledhjeje të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë.

Read more ...


Sulmet e SHBA/ Rubio i prerë: Ngushtica e Hormuzit do të hapet në një mënyrë ose në një tjetër

Një marrëveshje me Iranin është ende e mundur, pavarësisht sulmeve të fundit të SHBA-së kundër vendeve të raketave në jug të vendit”, theksoi Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.

 

Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së, Shtetet e Bashkuara në vetëmbrojtje, goditën një vend lëshimi raketash dhe anijet iraniane që u përpoqën të vendosnin mina. Fokusi është gjithashtu në Ngushticën e Hormuzit, e cila, sipas Rubios, “do të hapet, në një mënyrë ose në një tjetër”.

Read more ...

XS
SM
MD
LG