Lidhje


Goditja ndaj partnerëve tregtarë, tarifat e Trump prekin edhe Shqipërinë

Shqipëria nuk është një eksportues i madh në SHBA, por një rritje e tarifave për BE mund të ketë ndikime indirekte edhe në ekonominë e vendit tonë. Politika e vendosjes së tarifave më të larta por dhe zbatimit të parimit të reciprocitetit, ka rritur mundësitë e një rreziku edhe për shumë sektorë në vendin tonë.

 

Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa tregon mënyrën sesi ekonomia shqiptare do të ndikohet brenda një 5-vjeçari nëse këto tarifa nisin të aplikohen. Eksportet shqiptare do të preken të parët, por pas nuk ngelen as çmimet më të larta, investimet e huaja por dhe një tkurrje e tregtisë së jashtme.

Read more ...


Macron i drejtohet popullit francez: SHBA ka ndryshuar, ka nisur një epokë e re

Presidenti francez Emmanuel Macron iu drejtua sot popullit me anë të një fjalimi të drejtpërdrejtë. Ai tha se SHBA ka ndryshuar pozicionin e saj për luftën në Ukrainë dhe në të njëjtën kohë dëshiron të vendosë tarifa tregtare ndaj Evropës. Sipas shefit të Elizesë, siguria është bërë më e pasigurt, duke shtuar se “tani jemi tani në një epokë të re”.

 

Macron tha se Franca, së bashku me Ukrainën dhe vendet e tjera evropiane kanë përgatitur një “plan të fortë dhe të qëndrueshëm për paqen” dhe se pasi të arrihet paqja, paqeruajtësit evropianë mund të angazhohen për ta siguruar atë. Ai shton se shkoi në Shtetet e Bashkuara dy javë më parë për të mbrojtur këtë ide.

Read more ...


Turqia nis ndërtimin e murit kundër emigrantëve

Turqia do të ndërtojë një mur në kufirin e saj me Greqinë për të parandaluar hyrjen e emigrantëve të parregullt në Bashkimin Evropian. Greqia ka qenë gjithmonë një nga destinacionet kryesore të flukseve migratore, shumë prej të cilave vijnë nga gadishulli i Anadollit.

 

Turqia ka pritur miliona refugjatë sirianë për vite me rradhë, shumë prej të cilëve janë përpjekur të ikin në Evropë në të kaluarën.

 

Por pas rënies së Bashar al-Assad dhe marrjes së pushtetit nga rebelët Hay’at Tahrir al-Sham (HTS), të udhëhequr nga Mohammed al-Jolani, vendet anëtare të BE-së dëshirojnë të dërgojnë në shtëpi refugjatët e mirëpritur vitet e fundit dhe po studiojnë strategji për të arritur këtë qëllim.

Read more ...


Gjermania fuqi nukleare?! Agresioni rus, propozimi i Macron: Të zgjerojmë ombrellën bërthamore të Francës në vendet aleate

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë të mërkurën se do të ishte “çmenduri” të shpërfillej kërcënimi që tani përbën Rusia për Evropën dhe theksoi se është i hapur për bisedime për shtrirjen e ombrellës bërthamore të Francës në vendet aleate të Parisit në kontinent.

 

Ai i bëri këto komente në prag të një takimi emergjent të liderëve të Bashkimit Evropian, që pritet të mbahet sot në Bruksel, për të diskutuar për rritjen e buxhetit ushtarak, që është kërkesë e rëndësishme e administratës amerikane për shkak të shqetësimeve në lidhje me përkushtimin e Uashingtonit ndaj NATO-s dhe çështjeve të sigurisë evropiane.

 

Macron tha në një fjalim televiziv se “ombrella jonë bërthamore na mbron neve: është e plotë, sovrane dhe plotësisht franceze”.

Read more ...


Arma bërthamore, opsioni i fundit i Berlinit...

Gjermania ndodhet në dilemë përballë humbjes së mundshme të Ukrainës. Për shkak të largimit të Donald Trump nga Evropa, kontinenti europian po kërkon dëshpërimisht ide të reja për mbrojtje kundër kërcënimit rus. Papritur armët bërthamore franceze po diskutohen në Gjermani. Kështu thekson media e njohur gjermane, Die Welt.

 

Si hap të sajë të parë, Gjermania ka vendosur të mos marrë pjesë në një konferencë të OKB-së në Nju Jork për të rishikuar traktatin historik për ndalimin e armëve bërthamore, shkruan A2 CNN.

 

“Traktati për Ndalimin e Armëve Bërthamore daton në një kohë përpara luftës së agresionit rus kundër Ukrainës”, tha Ministria e Jashtme gjermane për agjencinë e lajmeve DPA, në Berlin. “Synimi dhe ambicia e traktatit nuk pasqyrojnë më realitetin aktual në politikën e sigurisë”, tha ajo.

Read more ...

XS
SM
MD
LG