Lidhje


Ministri i.zraelit: Nëse armëpushimi dështon nuk do të bëjmë dallime mes Libanit dhe Hezbollahut

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz pretendon se nëse armëpushimi me Libanin dështon, ushtria nuk do të bëjë më dallim mes Libanit dhe Hezbollahut, transmeton Anadolu. Katz në deklaratën lidhur me marrëveshjen e armëpushimit të arritur mes Libanit dhe Izraelit tha se "do të përpiqen të zbatojnë marrëveshjen e armëpushimit". Ai pretendon se edhe Libani duhet të autorizojë ushtrinë e tij që "të mbajë Hazbollahun përtej lumit Litani dhe të eliminojë strukturën e tij atje". "Nëse armëpushimi me Libanin dështon, ushtria nuk do të bëjë më dallim mes Libanit dhe Hezbollahut", tha ministri izraelit Katz.

Read more ...


Britania: Përgjegjës për situatën aktuale në Siri është regjimi i Asadit

Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe deklaroi se situata aktuale në Siri u shfaq për shkak të refuzimit të vazhdueshëm të regjimit të Bashar al-Asadit për të marrë pjesë në proceset politike, transmeton Anadolu.

 

Në deklaratën e saj në lidhje me zhvillimet në Siri, zyra e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme britanike tha: "Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të mbrojnë civilët dhe infrastrukturën për të parandaluar vuajtjet e mëtejshme, zhvendosjen e njerëzve të pambrojtur dhe ndërprerjen e ndihmës jetike humanitare".

Read more ...


Gjeorgjia në k.aos/ Presidentja shpërndan parlamentin: Nuk e lë detyrën

Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili e cilësoi qeverinë jolegjitime të shtunën dhe tha se nuk do të largohej nga posti kur mandati i saj të përfundojë muajin e ardhshëm, ndërkohë që kryeministri Kobakhidze deklaroi se nuk do të lejojë një revolucion në vend.

 

Shteti i Kaukazit Jugor është përfshirë nga protestat, pasi partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” e kryeministrit Irakli Kobakhidze, njoftoi ngrirjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE dhe refuzim të granteve financiare nga Brukseli deri në 2028.

Read more ...


Regjimi i Asadit dhe Rusia vazhdojnë b.ombardimet në tokën e Sirisë pasi r.ebelët morën Alepon

Rusia ka kryer “një seri sulmesh ajrore” në Siri, ndërsa forcat rebele po vazhdojnë të shtyjnë drejt jugut, pasi morën në kontroll qytetin e Alepos. Këtë e konfirmon Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo ofensivë e fundit, shënon luftimet më të rëndësishme në Siri në vitet e fundit.

 

Pjesët rurale të Idlib dhe Hama u goditën, rajone ku grupi që drejton ofensivën rebele “ka marrë kontrollin kohët e fundit”, thotë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. Nga ana e tij, presidenti Bashar al-Assad është zotuar të “mbrojë” vendin.

Read more ...


R.ebelët në Alepo rr.ëzojnë statujën e vëllait të presidentit sirian

Disa video të publikuara në mediat sociale tregojnë njerëz në Aleppo, Siri, duke rrëzuar statujën e vëllait të vdekur të presidentit sirian Bashar al-Assad, Bassel al-Assad, dhe bustin e Hafez al-Assad, babait dhe paraardhësit të ndjerë të Basharit.

Të dy momentet ndodhën kur forcat e opozitës siriane morën kontrollin e pjesës më të madhe të qytetit të dytë më të madh të vendit, Aleppo. Një aleancë rebele nisi një sulm të befasishëm këtë javë, duke rindezur një konflikt që kishte qenë kryesisht statik prej vitesh.

Read more ...

XS
SM
MD
LG