Tronditet New Yorku, e.kzekutohet CEO i kompanisë së madhe të sigurimeve
Brian Thompson, CEO i UnitedHealthcare, një prej kompanive më të mëdha të sigurimeve shëndetësore në SHBA, u qëllua me armë zjarri në gjoks në qendër të Manhatanit. Sipas mediave të huaja, informacionet nga mediat amerikane, duke cituar persona me njohuri për hetimet, flasin për një sulm të shënjestruar (atentat).
Brian Thompson, 50 vjeç, u qëllua pak pas orës 6:45 të mëngjesit me kohën lokale, sipas raportit të policisë, në 6th Avenue dhe konkretisht në hotelin New York Hilton Midtown. Më pas ai u dërgua në spitalin Mount Sinai West në gjendje kritike, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.