Jay-Z akuzohet se ka sulmuar s*ksualisht një 13-vjeçare në vitin 2000 së bashku me Sean ‘Diddy’ Combs
Një grua që pretendon se ishte sulmuar seksualisht nga Sean "Diddy" Combs, ka ndryshuar padinë e saj duke pretenduar se ishte sulmuar edhe nga Jay-Z në të njëjtën festë. Padia u ngrit fillimisht kundër Combs në tetor, por të dielën gruaja shtoi Shawn Carter, reperin dhe biznesmenin e njohur si Jay-Z, si të pandehur në padinë civile. Carter është i pari i famshëm që akuzohet për sulm seksual në lidhje me paditë që akuzohet edhe Combs. Në një deklaratë drejtuar CNN, Carter i quajti akuzat Të neveritshme! Kushdo që do të kryente një krim të tillë ndaj një të mituri duhet të burgoset, a nuk jeni dakord?”