Debati i parë mes kandidates demokrate për presidente Kamala Harris dhe rivalit të saj republikan Donald Trump u shoqërua me polemika të ashpra mbi ekonominë, emigracionin, abortin, kujdesin shëndetësor dhe politikën e jashtme. Një sondazh në kohë reale i CNN me votuesit që shikonin debatin vlerësoi se Harris performoi më mirë dhe tregjet e basteve thanë të njëjtën gjë . Votuesit e regjistruar në CNN që ndoqën debatin e së martës në masën 63% vlerësuan për një performancë më të mirë Harris dhe 37% votuan për Trump.
Tifozët italianë kthejnë shpinën gjatë himnit të Izraelit në ndeshjen e futbollit

Një grup tifozësh italianë kthyen shpinën në shenjë proteste gjatë luajtjes së himnit kombëtar izraelit në një lojë ndërkombëtare futbolli mes Izraelit dhe Italisë të hënën. Sipas raportimeve në shtypin italian, një numër tifozësh italianë morën pjesë në akt, pasi protesta mori shpejt vëmendjen në mediat sociale, me opinione të ndara ashpër.