Lidhje


Britani, aktivistët protestë kundër kompanisë që lobon për kompaninë izraelite të armëve

Aktivistët pro-palestinezë në Britani të Madhe protestuan duke hedhur bojë të kuqe në dritaret e zyrës në Londër të kompanisë që lobon për kompaninë izraelite të armëve "Elbit Systems", raporton Anadolu.Aktivistët e grupit të quajtur "Palestine Action" protestuan duke bllokuar zyrat e "APCO Worldwide" në Londër, një kompani e marrëdhënieve me publikun që lobon për prodhuesin më të madh izraelit të armëve "Elbit Systems".Në ndërtesën e zyrës u hodh bojë e kuqe në përfaqësimin e gjakut të atyre që kanë humbur jetën në Palestinë. Në pamjet e postuara nga grupi në median sociale X, shihet se protestuesit lyejnë me bojë të kuqe dritaret e zyrës dhe që pengojnë hyrjen duke u shtrirë para ndërtesës.

Read more ...


Vendet afrikane planifikojnë të vrasin rreth 700 kafshë të egra për ti shpëtuar pasojave të thatësirës së madhe

Afrika Jugperëndimore është duke u përballur me një thatësirë ekstreme, më e keqja në 100 vitet e fundit, gjë që ua ka bërë jetën vendasve shumë të vështirë për të siguruar ushqim. Namibia është një ndër shtetet më të prekura, e cila tashmë ka shpallur edhe gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të thatësirës së madhe. Të paktën 1.4 milion njerëz aty përballen me pasiguri për gjetjen e ushqimit.Për të reduktuar këtë vështirësi, ministria e Mjedisit dhe Pylltarisë në vend, ka njoftuar se po planifikon që të vrasë rreth 700 kafshë të egra përfshirë 83 elefantë, 60 buaj, 300 zebra, 30 hipopotamë, 50 impala dhe kafshë të tjera që jetojnë në zonë.
Sipas ministrisë, kjo nismë synon që të heqë presionin nga burimet e ujit që pinë kafshët dhe t’u vijë në ndihmë banorëve për ushqim. Deri më tani janë vrarë të patën 150 kafshë.

Read more ...


12 të vdekur dhe disa të lënduar pasi varka me emigrantë të parregullt fundoset në Kanalin Anglez

Të paktën 12 persona janë mbytur dhe disa janë lënduar, ndërkohë që dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë me emigrantë të parregullt është përmbysur në Kanalin Anglez, tha sot ministri i brendshëm francez, Gerald Darmanin, transmeton Anadolu.“Aksident i tmerrshëm ujor në Pas-de-Calais, pranë Wimereux. Numri i përkohshëm është 12 të vdekur, dy të zhdukur dhe disa të lënduar”, shkroi Darmanin në X.Ai vuri në dukje se shërbimet e urgjencës po i përgjigjen incidentit dhe se të gjitha shërbimet qeveritare janë “mobilizuar për të gjetur të zhdukurit dhe për t’u kujdesur për viktimat”.

Read more ...


Ish-lideri britanik i laburistëve: "Po dëshmojmë fshirjen totale të Palestinës"

Ish-udhëheqësi laburist në Britani, Jeremy Corbyn, kritikoi sot ashpër veprimet e fundit ushtarake të Izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke e akuzuar vendin për kryerjen e krimeve të luftës pa u ndëshkuar, transmeton Anadolu.Komentet nga Corbyn vijnë pasi Izraeli po ndërmerr operacionin e tij më të madh ushtarak në territorin e pushtuar që nga viti 2002, një veprim që ka ngjallur shqetësim dhe debat ndërkombëtar.Në një deklaratë në X, Corbyn shprehu alarmin e tij të thellë mbi dhunën e vazhdueshme, duke e inkuadruar atë si pjesë të një fushate më të gjerë, sistematike për të fshirë praninë palestineze në rajon.

Read more ...


Putin mbërrin në Mongoli, vend anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare që kërkon arrestimin e kreut rus

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur sot në Mongoli, vendi anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare sipas urdhrit të së cilës kërkohet arrestimi i tij per krimet ne konfliktin në Ukrainë.Gjatë vizitës së sotme Putin u takua me liderin mongol Ukhnaa Khurelsukh, me të cilin morën pjesë në një ceremoni për trupat ruse e mongole të rënda në përpjekje kundër Japonisë në 1939, për kontrollin e Mançurisë e Kinës verilindore.Mijëra ushtarë u vranë në betejën e përgjakshme ku ndodhet sot kufiri mes Mançurisë e Mongolisë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG