Lidhje


SHBA, republikanët publikojnë raportin që akuzon Bidenin për tërheqjen nga Afganistani

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së publikuan raportin hetimor që mban përgjegjës administratën e presidentit Joe Biden për tërheqjen në mënyrë "të tmerrshme" të vendit të tyre nga Afganistani në gusht 2021, transmeton Anadolu.Republikanët publikuan një raport gati 350 faqesh në Dhomën e Përfaqësuesve lidhur me rezultatet e hetimit të tyre të kryer për tërheqjen e SHBA-së nga Afganistani.Në raportin e hetimit të kryer nga republikanët në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve për më shumë se 18 muaj, administrata e Bidenit mbahet përgjegjëse për tërheqjen në mënyrë "të tmerrshme" të SHBA-së nga Afganistani në gusht 2021.

Read more ...


“Nuk kam parë kurrë një nivel të tillë vd’ekjeje dhe shkatërrimi siç po shohim në Ga’za”, thotë shefi i OKB-së

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka thënë në një intervistë për agjencinë e lajmeve AP se Kombet e Bashkuara kanë ofruar të monitorojnë çdo armëpushim në Gaza dhe kanë kërkuar t’i jepet fund asaj që ai e quajti si vdekja dhe shkatërrimi më i keq që ka parë gjatë mandatit të tij.Guterres tha se është “joreale” të mendohet se OKB-ja mund të luajë një rol në të ardhmen e Gazës, qoftë duke administruar territorin ose duke siguruar një forcë paqeruajtëse, sepse Izraeli nuk ka gjasa ta pranojë këtë.

Read more ...


Dëshmitari okular palestinez: Ushtari izraelit "bërtiti nga gëzimi" pasi qëlloi aktivisten turko-amerikane

Dëshmitari okular palestinez Mounir Khdair tha se snajperi izraelit që vrau shtetasen turko-amerikane Aysenur Ezgi Eygi në Bregun Perëndimor të premten e kaluar, bërtiti nga gëzimi pasi e qëlloi atë.

“Pasi e qëlloi atë, ai ishte i lumtur, bërtiti nga gëzimi”, tha Khdair për Anadolu.

 - “Është koha që kjo vrasje të çojë në llogaridhënie”

Jonathan Pollak, një aktivist izraelit i cili ka marrë pjesë në protestat kundër Izraelit në rajon për shumë vite, tha se në ditën e të shtënave në fshatin Beita, afër Nablusit, ushtarët shpërndanë shpejt protestuesit pas namazit të xhumasë në fshat me gaz lotsjellës dhe plumba të vërtetë.

Read more ...


Rusia i "afrohet" Europës!/Rumania dhe Letonia njoftojnë se territori i tyre ajror u shkel nga dronë rusë

Dy shtete, anëtare të NATO-s, thanë të dielën se dronët rusë shkelën hapësirën e tyre ajrore. Rumania njoftoi se një dron rus shkeli hapësirën e saj ajrore gjatë sulmeve të natës që ndërmori Moska kundër Ukrainës fqinje. Ndërkohë, Letonia njoftoi se një dron rus u rrëzua në pjesën lindore të vendit një ditë më parë.

 
 
Një dron rus hyri në territorin rumun herët të dielën ndërsa Moska goditi “objektiva civilë dhe infrastrukturën portuale” përtej Danubit në Ukrainë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Rumanisë.

Read more ...


Pavel Durov ishte tepër dorëlëshuar me Telegram thotë ministri i jashtëm Rus

Një gjykatës Francez e vendosi nën hetim Durov javën e kaluar për operimin e një platforme online që lejon transaksione të paligjshme, pornografi të fëmijëve, trafikim droge dhe mashtrim.Pavel Durov, bosi i Telegram i arrestuar në Francë, ishte tepër dorëlëshuar në operimin e platformës së medias sociale dhe ky ishte fundi i tij tha Ministri i Jashtëm Rus Sergei Lavrov.Një gjykatës Francez e vendosi nën hetim Durov javën e kaluar për operimin e një platforme online që lejon transaksione të paligjshme, pornografi të fëmijëve, trafikim droge dhe mashtrim.

Read more ...

XS
SM
MD
LG