Lidhje


Kanali televiziv franko-gjerman bën propagandë për organizatën terroriste PKK

Në kanalin e përbashkët televiziv franko-gjerman ARTE është bërë propagandë për organizatën terroriste PKK, transmeton Anadolu.Në kanalin ARTE u transmetua një dokumentar i titulluar "PKK-ja në Evropë: Luftë e armatosur apo terrorizëm?".Në dokumentarin ku kanali televiziv bën propagandë për organizatën terroriste PKK, përfshinte edhe një intervistë me ish-senatorin, Laurence Cohen nga Partia Komuniste e Francës (PCF).Gjithashtu në dokumentarin në të cilin u intervistuan shumë liderë të organizatës terroriste në Evropë, përfshinte gjithashtu intervista me Şahin Polat, bashkëkryetar i Këshillit Demokratik Kurd (CDK-F), i cili është struktura ombrellë e grupeve të lidhura me PKK/KCK në Francë dhe zëdhënësen e CDK-F, Berivan Fırat, ku ata mbronin këto lidhje të organizatës.

Read more ...


Kompania e makinave Volkswagen në prag falimenti

Kompania e makinave Volkswagen është në mëdyshje nëse duhet të mbyllë apo të mbajë hapur fabrikat e prodhimit të automjeteve në Gjermani!
Për herë të parë në histrinë 87-vjeçare të kompanisë, përfaqësuesit kanë deklaruar se po përpiqen të ulin kostot. Shkak për këtë është bërë prodhimi në masë i makinave elektrike nga Kina.Oliver Blume, CEO i Volkswagen Group tha në një deklaratë të hënën se nuk përjashtohet mundësia e një mbyllje përfundimtare. “Industria evropiane e automobilave është në një situatë shumë kërkuese dhe serioze. Mjedisi ekonomik u bë edhe më i ashpër dhe konkurrentë të rinj po hyjnë në tregun europian. Gjermania në veçanti si një vend prodhues po mbetet më mbrapa në drejtim të konkurrencës”, tha ai.

Read more ...


Netanyahu dyfishon kontrollin e forcave izraelite në kufirin e Gazës me Egjiptin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka këmbëngulur sërish se forcat izraelite nuk do të largohen nga Korridori i Filadelfit – një brez toke me rëndësi strategjike në Gazën jugore përgjatë kufirit me Egjiptin.

 
Ai u tha mediave të huaja në Jerusalem se është “i hapur” për të shqyrtuar alternativa ndaj pranisë së trupave izraelite përgjatë kufirit Gaza-Egjipt, si pjesë e çdo marrëveshjeje të ardhshme të armëpushimit të përhershëm, por se ai nuk e sheh tërheqjen e tyre.

Read more ...


Presidenti i Egjiptit mbërrin për vizitë zyrtare në Ankara

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur homologun e tij egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi, i cili mbërriti në Ankara për një vizitë zyrtare, transmeton Anadolu.Sisi dhe delegacioni që e shoqëron atë mbërritën me avion në Aeroportin Esenboğa.Në ceremoninë e pritjes, presidentin Erdoğan e shoqëruan ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin dhe zyrtarë të tjerë.Erdoğan dhe Sisi zhvilluan një takim të shkurtë në aeroport, ndërsa më pas me të njëjtin mjet zyrtar shkuan në Kompleksin Presidencial.

Read more ...


Hamasi: Çdo propozim i ri nga SHBA-ja synon të shuajë zemërimin në rrugët e Izraelit

Anëtari i Byrosë Politike të Hamasit, Osama Hamdan, deklaroi se çdo propozim i ri nga SHBA-ja për një armëpushim dhe shkëmbim të pengjeve në Rripin e Gazës synon "të shuajë zemërimin në rrugët e Izraelit" dhe "të fitojë kohë për vrasje të mëtejshme të popullit palestinez", transmeton Anadolu.Sipas deklaratës së publikuar në faqen Telegram të Hamasit, duke folur për televizionin Al Jazeera me qendër në Katar, Hamdan tha se përveç asaj që ka dëgjuar në media dhe asaj që është diskutuar me ndërmjetësuesit, nuk ka asgjë të re në lidhje me synimin e presidentit amerikan Joe Biden për të paraqitur një propozim të ri.

Read more ...

XS
SM
MD
LG