Lidhje


Ekstremistët i"zraelitë kërkojnë dëbimin e palestinezëve dhe krijimin e "I"zraelit të Madh"

Kolonët ilegalë ekstremistë izraelitë dhe politikanët e krahut të djathtë jo vetëm që kërkojnë vazhdimin e dëbimit masiv të palestinezëve nga Gaza, por edhe ëndërrojnë të pushtojnë pjesën më të madhe të rajonit përreth për të krijuar një "Izrael të Madh", raporton Anadolu. Teksa ushtria izraelite forcon kontrollin e saj në Rripin e Gazës, duke dëbuar palestinezët nga shtëpitë e tyre, në vendbanimin Be'eri, që ndodhet vetëm 5 kilometra nga kufiri i Gazës, izraelitët fanatikë janë mbledhur për të ngritur kasolle sukkah, një festë tradicionale hebraike, në tokat e sekuestruara nga palestinezët. Ngjarja u promovua nga partia Likud e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nën moton e një "plani të ripopullimit të Gazës".

Read more ...


Vriten 2 punonjës të OKB-së në një sulm izraelit në Gazën qendrore

Dy palestinezë që punonin për Agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) janë vrarë së fundmi në një sulm ajror izraelit në automjetin e tyre në Rripin e Gazës qendrore. Një burim mjekësor në Spitalin e Dëshmorëve Al-Aksa tha për AA se dy punonjësit e UNRWA-së u vranë pasi automjeti i tyre u godit nga ushtria izraelite në Deir al-Balah.

 

Gjithashtu, edhe dëshmitarët okularë thanë për AA-në se një dron izraelit goditi një automjet të UNRWA-së në rrugën Salaheddin, duke rezultuar në vdekjen e dy punonjësve brenda automjetit.

Read more ...


Këta janë autorët e sulmit t'errorist në Ankara, dhjetëra të plagosur dhe të vdekur! Një kamikaz shpërtheu në fabrikën e prodhimit të avionëve

Një sulm terrorist ka ndodhur sot në objektin kryesor të Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TAI) në Ankara të Turqisë.Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë të paktën tre persona që kanë sulmuar godinën, ku janë të punësuar 1500 persona.

 

 

 Dyshohet se njëri prej autorëve është afruar dhe ka hedhur në erë veten, më pas ka pasur shkëmbim zjarri mes rojeve të pallatit dhe autorëve të tjerë.

Read more ...


Islamofobia, 'industria politike e frikës'/Liga Arabo-Amerikane për të Drejtat Civile bën thirrje për drejtësi pasi vajza 7-vjeçare u sulmua me thikë

Familja e një vajze 7-vjeçare e cila ishte viktimë e një sulmi të dhunshëm në Detroit javën e kaluar po bën thirrje për drejtësi.  Lidhja Arabo-Amerikane për të Drejtat Civile po bën thirrje që agjencitë e zbatimit të ligjit të ngrenë akuza për krimin e nxitjes së urrejtjes ndaj të dyshuarit, 73-vjeçarit Gary Lansky nga Detroit. 

 

 

Javën e kaluar, Prokurori i Qarkut Wayne akuzoi Lansky-n për sulm me qëllim vrasjeje dhe sulm të keq, por thotë se nuk ka prova që. kemi të bëjmë me një akt kriminal i cili ka në sfond urrejtjejen apo nxitjen e urrejtjes . Lidhja Arabo-Amerikane për të Drejtat Civile beson se policia nuk bëri një hetim të plotë.

Read more ...


"I"zraeli përgatitet për një sulm të madh ndaj Iranit"

Pretendohet se qeveria e Tel Avivit po përgatitet për një sulm të madh ndaj Iranit në përgjigje të sulmit raketor më 1 tetor, transmeton Anadolu. Në lajmin e transmetuar nga televizioni shtetëror izraelit KAN, nga një zyrtar izraelit emri i të cilit nuk u bë i ditur, pretendohet se Izraeli po përgatitet për një sulm të madh kundër Iranit.

 

Përgatitjet përfshijnë edhe fortifikimin e sistemeve të mbrojtjes sipas reagimit të mundshëm nga Irani. Në takimin e kabinetit të sigurisë që do të mbahet këtë mbrëmje në Izrael, kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant me shumë gjasa do t'u jepet autoriteti për të vendosur se kur dhe si do të ndodh ky sulm.

Read more ...

XS
SM
MD
LG