Miratohet projektligji, Rumania do t‘i dhurojë Ukrainës sistemin e mbrojtjes "Patriot"

Rumania njoftoi se do t'i dhurojë Ukrainës sistemin e mbrojtjes raketore "Patriot", transmeton Anadolu.Projektligji i miratuar nga parlamenti rumun do të hyjë në fuqi me miratimin e presidentit rumun, Klaus Iohannis, dhe Rumania do t'i japë Ukrainës një nga dy sistemet e saj mbrojtëse "Patriot".Theksohet se me këtë vendim të Rumanisë, Ukraina do të ketë një sistem jashtëzakonisht efektiv të mbrojtjes me rreze të gjatë.Duke postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale pas vendimit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, shprehu mirënjohjen e tij për Rumaninë.