Dhunë në vendet nordike, lufta mes bandave merr përmasa të frikshme

Çdo gjë duket ideale në Malmo. Por nën sipërfaqe ka një realitet jo shumë romantik. Oficeri i policisë Glen Sjorgen punon në Rozengard, një periferi problematike në qytetin e tretë më të madh të Suedisë.
Gjermania sulmon Trumpin në mënyrë të paprecedentë

Ministria e Jashtme e Gjermanisë sulmoi të mërkurën ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, pasi ai kritikoi politikën energjetike të vendit në debatin presidencial kundër zëvendëspresidentes Kamala Harris.
Trump kritikoi Gjermaninë në fjalën e tij përmbyllëse, duke pretenduar se Berlini ishte bërë pishman për vendimin e tij për kalimin në energjinë e rinovueshme. “Ju besoni në gjëra të tilla si ne nuk do të ndahemi, ne nuk do të marrim lëndë djegëse fosile, ne nuk do të bëjmë gjëra që do të jenë të forta, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo.
Kryeministri grek kritikon Berlinin për pezullimin e traktatit të Shengenit

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka kritikuar Berlinin për vendimin e tij në fillim të kësaj jave për të pezulluar Shengenin në kufijtë e tij tokësor, transmeton Anadolu. “Kjo (çështja e emigracionit) po e mban të zënë Gjermaninë, por përgjigja nuk mund të jetë shfuqizimi i njëanshëm i traktatit të Shengenit. Hedhja e topit në vende të tjera nuk mund të tolerohet”, tha Mitsotakis në një intervistë për transmetuesin ‘Talk Radio’.
Ai mbrojti qëndrimin se Greqia ka bërë pjesën e saj në ruajtjen e kufijve të saj, që në mënyrë efikase janë edhe kufijtë e Bashkimit Evropian (BE), përmes “një politikë të rreptë, por të drejtë të emigracionit”.
GJNP kërkon përshpejtimin e procesit për lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), Karim Khan kërkoi që të përshpejtohet procesi i lëshimit të një urdhër-arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të televizionit izraelit "Chanel12", kryeprokurori i GJNP-së, Khan i dërgoi kërkesë Dhomës së Inspektimit Paraprak Nr. 1 të GJNP-së në Hagë të Holandës.Përveç Netanyahut dhe Gallantit, Khan kërkoi përshpejtimin e procesit të lëshimit të urdhër-arrestit edhe për kreun e Byrosë Politike të Hamasit, Yahya Sinwar dhe liderin e Brigadave Izzeddin Kassam, krahut ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif, ndërsa kërkoi që nga kjo listë të hiqet Ismail Haniyeh i cili u vra në Teheran, kryeqyteti i Iranit.
Iraku kundërshton përdorimin e territorit të tij për të nisur kërcënime kundër Iranit

Kryeministri i Irakut, Mohammed Shia al-Sudani, ka bërë të ditur se vendi i tij ka kundërshtuar përdorimin e territorit të tij për të nisur kërcënime kundër Iranit, transmeton Anadolu.
“Ne refuzojmë përdorimin e territorit tonë për çdo kërcënim ndërkufitar kundër Republikës Islamike të Iranit”, tha al-Sudani në një konferencë të përbashkët për media në Bagdad me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian.