Debati i parë mes kandidates demokrate për presidente Kamala Harris dhe rivalit të saj republikan Donald Trump u shoqërua me polemika të ashpra mbi ekonominë, emigracionin, abortin, kujdesin shëndetësor dhe politikën e jashtme. Një sondazh në kohë reale i CNN me votuesit që shikonin debatin vlerësoi se Harris performoi më mirë dhe tregjet e basteve thanë të njëjtën gjë . Votuesit e regjistruar në CNN që ndoqën debatin e së martës në masën 63% vlerësuan për një performancë më të mirë Harris dhe 37% votuan për Trump.
Tifozët italianë kthejnë shpinën gjatë himnit të Izraelit në ndeshjen e futbollit

Një grup tifozësh italianë kthyen shpinën në shenjë proteste gjatë luajtjes së himnit kombëtar izraelit në një lojë ndërkombëtare futbolli mes Izraelit dhe Italisë të hënën. Sipas raportimeve në shtypin italian, një numër tifozësh italianë morën pjesë në akt, pasi protesta mori shpejt vëmendjen në mediat sociale, me opinione të ndara ashpër.
SHBA, republikanët publikojnë raportin që akuzon Bidenin për tërheqjen nga Afganistani

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së publikuan raportin hetimor që mban përgjegjës administratën e presidentit Joe Biden për tërheqjen në mënyrë "të tmerrshme" të vendit të tyre nga Afganistani në gusht 2021, transmeton Anadolu.Republikanët publikuan një raport gati 350 faqesh në Dhomën e Përfaqësuesve lidhur me rezultatet e hetimit të tyre të kryer për tërheqjen e SHBA-së nga Afganistani.Në raportin e hetimit të kryer nga republikanët në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve për më shumë se 18 muaj, administrata e Bidenit mbahet përgjegjëse për tërheqjen në mënyrë "të tmerrshme" të SHBA-së nga Afganistani në gusht 2021.