Pamjet “apokaliptike”, pasojat e përmbytjeve në Europë, rrugët kthehen në lumenj
Një nga përmbytjet më shkatërruese që ka goditur Poloninë, Rumaninë dhe Republikën Çeke ka lënë qytete të tëra nën ujë, ndërsa numri i të vdekurve nga stuhia Boris rritet çdo ditë që kalon. Urat u shembën, qytete dhe fshatra të tëra u desh të evakuoheshin, ndërsa dëmet në automjete dhe shtëpi janë të pallogaritshme.
Banorët të cilët u detyruan të largoheshin nga vendi i tyre, në disa raste me ndihmën e helikopterëve, ndërsa të tjerë gjetën strehë në çatitë e shtëpive apo makinat e tyre.Të paktën 17 persona kanë vdekur nga përmbytjet nga Rumania në Poloni ditët e fundit.