Alarm në Prishtinë para vendimit për Thaçin: SHBA paralajmëron për protesta të mëdha
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka paralajmëruar qytetarët për protesta të mëdha që pritet të zhvillohen të mërkurën, më 16 shtator, në qendër të Prishtinës dhe në qytete të tjera të mëdha të Kosovës. Në njoftim, Ambasada amerikane bën të ditur se disa organizata kanë planifikuar demonstrata të mëdha, të cilat mund të shkaktojnë grumbullime të shumta të qytetarëve, mbyllje të rrugëve dhe ndërprerje të konsiderueshme të qarkullimit.