Këshilli Gjyqësor i Kosovës refuzon kërkesat për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka refuzuar kërkesat për tërheqjen e dorëheqjeve dhe rikthimin në sistemin gjyqësor të gjyqtarëve dhe stafit administrativ serb në veri të Kosovës, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022, raporton Anadolu. Anëtarët e KGJK-së e kanë marrë këtë vendim me 9 vota për, një kundër dhe një abstenim.