“Rrezikohem nga bandat dhe Edi Rama”/ Edhe pse filogrek Laert Haxhiut i refuzohet azili politik në Greqi
Gjykata e Janinës ka refuzuar kërkesën e Laert Haxhiut për azil politik në Greqi. Lajmi bëhet publik prej burimeve lokale, të cilat i thanë Top Channel se Haxhiu pasi iu refuzua kërkesa për azil, u dërgua nën masa të rrepta sigurie në burgun e Korridhalos, ku do të mbahet deri në vlerësimin përfundimtar të kërkesës së tij për azil nga Gjykata e Lartë Greke. Ky vendim pritet të merret brenda një afati jo më shumë se 90 ditë. Sipas të njëjtave burime konfidenciale nga gjykata e Janinës thuhet se mbrojtja e Haxhiut kishte argument bazë në kërkesën për azil publikimet në media se atij “i rrezikohet jeta prej bandave rivale në Shqipëri”, por edhe prej “regjimit të kryeministrit Rama”.