Rritet niveli i prurjeve në Fierzë, shrytëzohet edhe për punimet për zhvendosjen e urës së re mbi Drin
Prej ditësh niveli i ujit në liqenin e Fierzës sa vjen e rritet, e kjo nga shtimi i prurjeve në lumenjtë kryesor që furnizojnë këtë liqen, Drin i Bardhë dhe Drin i Zi, por edhe prurjet anësore. Prurjet e ditëve të fundit i kalojnë 270 metër kub ujë në sekondë, ndërsa kuota ka kaluar ne 289.3 metra mbi nivelin e detit nga 296 metra te kuotës maksimale. Ndonëse ka mungese reshjesh gjate kësaj periudhe, temperaturat e larta që kanë përfshirë rajonin tonë në këtë dimër të pazakonte kanë shkrirë një sasi te konsiderueshme dëbore deri në lartësitë 1700 metra të nivelit te detit.
Fenomeni tiktok / I publikuan foto intime, 27-vjeçarja hidhet nga kati i 4 në Kamëz. Policia arreston 39-vjeçarin
Policia e Tiranës ka zbardhur vetëvrasjen e një vajze të re një ditë më parë, e cila u hodh nga kati i katërt i një pallati në rrugën “Teuta” në Kamëz. Sipas policisë, 27-vjeçarja me iniciale S.A. u vetëhodh nga yndyra për shkak se kam publikuar një foto intime në rrjetet sociale. E reja jeton me qira në banesën e pallatit nga ku u hodh. Lidhur me këtë ngjarje hetuesit kanë zbardhur dhe kanë ndaluar 39-vjeçarin me Altin Çoku për veprën penale shkaktim i vetëvrasjes pasi dyshohet se është personi që i publikoi foton në kohë në internet.
BBV si shtëpi azili për të huaj / "Kam ikur me kamion në Angli", VIP-at e "vuajtur", qajnë hallet në BBV: Kam ngelur në të gjitha provimet e maturës
Banorët e ‘Big Brother Vip 3’ kanë rrëfyer disa sekrete të tyre që lidhen me jetën jashtë shtëpisë. Pas Sarës që tha se ka humbur një fëmijë, banorja më e re, Franceska, tregoi se ka ikur me kamion në Angli së bashku me familjen kur ka qenë e vogël.“Kur kam qenë shumë e vogël, kam hipur në kamion bashkë me familjen dhe kam shkuar drejt Anglisë për orë të gjata pa bukë, pa ujë, asgjë”, tha Françeskan.
"Bomba" e Palokës: Ditën që vjen Blinken, McGonigal dëshmon për Ramën
Protesta e 20 shkurtit është akti i parë joformal i bashkimit në PD. Për herë të parë që kur u ndanë në kampe të ndryshme pas vendimit të Bashës për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar, deputetët e përfaqësuar nga Gazment Bardhi kanë rënë dakord të punojnë së bashku për organizimin e protestës me deputetët që mbështesin zotin Berisha. Këtë e konfirmoi në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” në RTSH, Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka. Ai tha se opozita duhet të radikalizojë qendrimet, në mënyrë që të arrijë qëllimin për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Rama.
“E-Albania” offline për 3 ditë, kompania "fantazme" nga Qipro përlan 8 milionë euro për SMS-të
Përdoruesit e platformës e-albania, brenda dhe jashtë Shqipërisë, qytetarë dhe biznese, janë përballur me një ndryshim në procedurën e hyrjes në sistem ditën e sotme. Pasi vendosin ID-në dhe pasvvordin e zakonshëm, apo niptin dhe pasvvordin në rastin e bizneseve, përdoruesve u thuhet se do të marrin me mesazh ose me e-mail, një kod sigurie një-përdorimësh të cilin duhet ta vendosin për tu loguar në e-albania. Pasi kodi vjen me mesazh, e njëjta gjë ndodh edhe me e-mail dhe qytetari futet në platformën qeveritare e cila fundjavën e kaluar doli offline për tri ditë, pikërisht për futjen e shërbimit të SMS-ve.