Lidhje


Bullizimi “online” për të miturit, vepër penale

Policia: Po gjurmojmë edhe ngacmimet online. Bullizimi tek të miturit po përhapet gjerësisht edhe nëpërmjet rrjeteve sociale, për shkak se edhe përdorimi i këtyre rrjeteve po bëhet më masiv te grupmoshat e reja. Policia e Tiranës thotë se më së shumti po përdoren llogari false për të bullizuar moshatarët e tyre, duke u kthyer në vepër penale për uniformat blu. Sipas Kodit Penal përdorimi i llogarive false, tashmë përbën vepër penale që dënohen nga 6 muaj deri në 6 vite burg, pasi klasifikohen si falsifikim kompjuterik apo përndjekje dhe në këtë rast dënimi është nga 6 muaj deri në 4 vite. Në rastin e  personave të mitur, policia thotë se është bëre këshillim në prani edhe të prindërve.

Read more ...


Informonte Pëllumb Gjokën, SPAK sekuestron pasurinë me vlerë rreth 1 mln euro të ish-shefit të Operacionales Oltion Bistrit

TIRANË- Ish-shefit të Operacionales Oltin Bistri, i arrestuar më 27 korrik të vitit të kaluar, në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, për grup të strukturuar kriminale e një sërë vepera penale, i janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 1 mln. Prokuroria e Posaçme bën me dise se nga hetimet e kryera dhe nga provat e deritanishme është evidentuar se që nga viti 2015 e në vijim Oltion Bistri dhe familjarët e afërm të tij kanë kryer disa transaksione të dyshimta në lidhje me shitjen dhe blerjen e pasurive të paluajtshme në një vlerë totale rreth 1 000 000 (një milion) Euro.

Read more ...


Asambleja/ Rama godet Erion Veliajn: “Je bërë si OJF”- A është ky fillimi i thyerjes së madhe Rama-Veliaj?

Lajmet e para që rrejdhin nga asambleja me dyer të mbyllura e PS, flasin për kritika të forta të kryeministrit ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Shkak për goditjen e Erion Veliaj është bërë analiza e punës në qarkun e Tiranës i cili kryesohet nga Veliaj. Në këtë kuadër, ministrja e shëndetësisë, Albana Koçiu, e ngarkuar me mbikqyrjen e Rogozhinës dhe Kavajës ka bërë një raport kritik për mbarëvajtjen e punëse dhe mosfunksionimin e organizatës në këto qytete.

Read more ...


Ferma e 'kooperativizimit' në Vizion Plus, do të mbledhë "pavionin vip" të Tik Tokut

Ferma VIP është reality show më i ri që pritet të nisë në Vizion Plus me producente Holta Dulakun. Do të jetë një format ndryshe, ku nuk do të mungojnë artistë nga Shqipëria dhe Kosova.Por pjesë e kastit veç personazheve të njohur do të ketë edhe personazhe të cilët janë bërë të famshëm në Tik Tok. Ata mund të jenë disa prej emrave që qarkullojnë në Tik Tok e padiskutim kanë një grup ndjekësish që i pëlqejnë.

Read more ...


Familja nga Çorovoda me 2 fëmijë autikë në qiell të hapur! Kryefamiljari apel për ndihmë: Vajza e sëmurë, i hoqën pensionin e invaliditetit

Banesa e Ymer Sulës u shemb pjesërisht 4 muaj më parë nga reshjet e shiut dhe stuhia e erës. Në Zaloshnjë të Çorovodës, që ndodhet rrëzë malit të Tomorit bën shumë ftohtë dhe dimrin e kanë kaluar nën një çati prej plastmasi. Në këto kushte të mjerueshme, Ymeri jeton me bashkëshorten dhe tre fëmijët, dy prej të cilëve me autizëm. Ai kërkon nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë, njohur si “KEMP EPROR” t’i lidhin pension invaliditeti vajzës 22-vjeçe, pasi ia kanë ndërprerë padrejtësisht.

Read more ...

XS
SM
MD
LG