Balliu depoziton në SPAK kallëzim penal ndaj Veliajt
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për shpërdorim detyre për taksën e shkollës.Balliu theksoi se paratë që do të shkonin për investime në kopshte dhe shkolla kanë shkuar te inceneratori. “Po bëhet 9 vite me këtë taksë. Me këtë taksë supozohej të paguheshin për shkolla të reja. Veliaj deklaron se do të ndërtojë shkolla dhe asgjë ska bërë. Paratë e taksës së infrastrukturës së shkollës kanë shkuar te inceneratori i Tiranës. Ka shkolla që janë ndërtuar me këtë taksë, por një pjesë tjetër ka shkuar për inceneratorin dhe te xhepi i Velijat.