Opozita kërkon mandatin e deputetit të PS-së Vullnet Sinaj/Kuvendi nis procedurën parlamentare
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike publikoi të enjten urdhrin e Kryetares së Kuvendit për thirrjen e Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren më 4 shtator, për diskutimin e mocionit të 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të Sinajt, i njohur si pronar i rrjetit “Big Market”.Ky këshill është organizmi parlamentar që shqyrton nëse mocioni përmbush kriteret ligjore për t’u dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe harton një raport që ia dërgon seancës plenare.Firmosësit e mocionit pretendojnë se kanë prova të mjaftueshme që provojnë shkeljen e Kushtetutës nga deputeti Sinaj, pasi ai ka përfituar fonde publike në në kundërshtim me pikën 3, të nenit 70 të Kushtetutës, i cili ndalon deputetit që të përfitojë pasuri publike.