Kërcënohet me jetë gazetari holandez, zbuloi “skemën” që ngriti Ajola Xoxa për pastrimin e parave
Gazetari hollandez, Vincent Van Gerven ka bërë një denoncim të fortë për kërcënim fizik dhe verbal (nga njerëz të Erion Veliaj dhe Ajola Xoxës) që i është bërë atij pas shkrimit investigues ku dëshmohet “pastrimi i parave” përmes inceneratorëve dhe aferave të tjera të dyshimta të Bashkisë së Tiranës që udhëhiqet nga Erion Veliaj.Bëhet fjalë për kërcënimet që vijnë nga Dritant Zenelin, një artist i ri dhe Drejtori i Fondacionit Harabel në Tiranë, i cili ka kërcënuar gazetarin holandez, Vincent Van Gerven, gjatë një aktiviteti artistik (ekspozitë) në Tiranë, ku ky i fundit po merrte pjesë.