Vrasja në Astir dëshmi e radhës e një atmosfere të kriminalizuar / Autori pa nga ballkoni i shtëpisë se 34-vjeçari po i ngacmonte të fejuarën, zbriti dhe…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Astir, Tiranë, ku 25-vjeçari Darmend Keli ka vrarë me thikë 34-vjeçarin Amarildo Hoxhallari.Sipas burimeve të gazetares Dorjana Bezat, Keli ka qenë në shtëpi dhe ka parë nga ballkoni që Hoxhallari i ka ngacmuar të fejuarën. Në këtë moment ai ka marrë një thikë nga shtëpia dhe ka zbritur poshtë, aty ku janë konflikuar dhe e ka qëlluar katër herë me thikë.Autori dhe viktima nuk njiheshin me njëri tjetrin dhe ky i fundit jetonte në Yzberisht. 25-vjeçari është vënë në pranga në vendin e ngjarjes, pak pas konfliktit, ndërsa 34-vjeçari është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ku nuk i ka mbijetuar plagëve të rënda.
“Po vrasim, po presim, po lejmë lesht, e prapë nuk i dilet”, bisedat e shefit të policisë me Franc Çopjan
Mes zyrtarëve shtetërorë që kishin lidhje direkt me Franc Çopja alias Bakon, financuesin dhe drejtuesin e grupit me qendër në Dubai, ka qënë dhe Agustin Çinari, një punonjës policie në Durrës.Veç ndihmës që Çinari i jepte Çopjas në kohë reale për të parë në sistemin TIMS, lëvizjen e Erjon Alibej, Arjan Spahiut dhe personat e tjerë, ai rezulton të jetë përfshirë dhe në tregtinë e kokainës në Itali.Furnitori me kokainë i njerëzve që punonin me linjën e policit Agustin Çinari në Itali, ishte Franc Çopja, i cili pas çdo kërkese për “bukë” që bënte Çinari, ai ia dërgonte njerëzve të tij që punonin me këtë aktivitet në Itali, kryesisht në zonën e qyteteve Dalmine dhe Ravena.
“Ky në rreth është Leonidha Guçe që e dhunoi, shiko si qesh kur e shikon Eglin ashtu”
Ngjarja tragjike e vrasjes së Egli Proga në Pogradec ka marrë vëmendje të madhe në publikun shqiptar. Një qytetar ka dërguar një mesazh në JOQ Albania, duke ofruar detaje të reja lidhur me incidentin.Në mesazhin e tij, denoncuesi ka shkruar: "Përshëndetje JOQ. Ky qe kam rrethuar është Leonidha Guce, që përmendet nga motra e Eglit në protestë. Shiko si rri dhe e shikon pasi e dhunoi Eglin me atë kriminelin tjetër. E përmend edhe Denisi. Shiko si qesh kur e shikon Eglin ashtu."Videoja e shpërndarë edhe më parë nga JOQ, tregon se Leonidha Guce ndodhet pranë vendit ku gjendej Egli sikur nuk kishte ndodhur asgjë.
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës
Firma Turke Kurum duket se po shkon drejt mbylljes së aktivitetit të saj të shkrirjes së çelikut në qytetin e Elbasanit.Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se punëtorë të uzinës së Çelikut dhe Petëzimit janë njoftuar për ndërprerjen e kontratës.
Kjo e fundit është ndërprerë prej datës 1 gusht ne sektorin e uzinës së Çelikut dhe prej 20 gushit duket se është mbyllur edhe uzina e petëzimit.Ende nuk është bërë me dije se cili është shkaku që po çon drejt mbylljes këtë firmë, ndërsa nuk ka akoma asnjë reagim nga drejtuesit e saj.
Shembja e pallatit tek Brryli: Banorët të rrezikuar nga ndërtimet pa kriter të oligarkisë në pushtet