Kostot për votën e diasporës| Si do kryhet e sa do i kushtojë buxhetit të shtetit
Për herë të parë në zgjedhjet e pranverës 2025 shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit do mundet të votojnë nga aty pa iu dashur që të vijnë në Shqipëri siç kanë bërë në të gjitha proceset elektorale në këto 34 vite pluralizëm politik.Kjo risi vjen edhe me kostot e saj që një pjesë do përballohen nga buxheti i shtetit dhe një pjesë tjetër nga emigrantët që do të marrin pjesë në proces.Deri në mesin e nëntorit KQZ do duhet që të ketë nxjerrë të gjitha aktet nënligjore që specifikojnë procedurat për realizimin e votës së diasporës. Nga momenti i hyrjes në fuqi të ndryshime ligjore që u miratuan në kuvend në fund të korrikut, KQZ ka kohë 90 ditë që të nxjerrë aktet nën-ligjore.