“Të dorëhiqet drejtori i Policisë së Shtetit”, motra e Egli Progës: Ka një organizim që vrasjen ta marrë përsipër ai horri
Motra e Egli Progës kërkoi dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dorëheqjen e drejtorit të spitalit Pogradec, rikualifikimin e veprës penale nga prokuroria, ekspertizë ndërkombëtare dhe rikthimin me masë “arrestim me burg” të personave që sipas saj bashkëorganizuan vrasjen e vëllait të saj. Kërkesat ajo i artikuloi gjatë protestës së mbajtur përpara Kryeministrisë.