Parashikimi për javën: Temperaturat ekstreme i lënë vendin motit të paqëndrueshëm
Për pesë ditët në vazhdim, vendi ynë prite të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, si pasojë e tërheqjes së masave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe depërtimit të masave ajrore të freskëta e të lagështa me origjinë nga veriu i Europës.
Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe kthjellime të herëpashershme. Vranësirat priten të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurta shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.