Lidhje


Mbahet konferenca shkencore për 80-vjetorin e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Në Shqipëri shënohet këtë qershor 80-vjetori i gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, ndërkohë me ligj 27 qershori është shpallur në kalendarin kombëtar si "Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë", raporton Anadolu.Në Tiranë është organizuar nga Fondacioni ALSAR konferenca shkencore me temë "80 vjet nga gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë", me pjesëmarrjen e studiuesve të ndryshëm, duke u trajtuar temat në lidhje me çështjen çame.Kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, në fjalën e tij në hapje të konferencës u shpreh se konferenca organizohet për të përkujtuar një tragjedi njerëzore dhe një dramë me fund të dhimbshëm.

Read more ...


Për kë ndërtohet në Tiranë?

Ndërtimi në Tiranë gjatë 9 viteve të fundit nuk është në propocion me rritjen e popullisë. Të dhënat e Instat tregojnë se numri i popullsisë në Tiranë shënon tkurrje, ndërsa numri i banesave te reja shënon rritje çdo vit. Pra kërkesa e tregut apo e qytetarëve nuk eshte në përputhje me sasinë e ndërtimit që e ka kthyer Tiranën prej vitesh në një kantier ndërtimi.

Jona Plumbi

 

Në fillim të vitit 2023, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ritmet e dala jashtë kontrollit të ndërtimeve në Tiranë lidhen me numrin e shtuar të banorëve të Tiranës çdo vit dhe kërkesat e tyre për banesa të reja.

Read more ...


Zjarr në kodrat e Vainit në Lushnjë, digjen 5 hektarë ullinj dhe shkurre

Një zjarr ka rënë në orët e para të ditës së sotme në kodrat e Vainit në Karbunarë të bashkisë Lushnjë. Flakët kanë përfshirë kodrat me ullinj, drufrutore dhe shkurre. Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëset e bashkisë Lushnjë dhe efektivët e policisë. Pavarësisht ndërhyrjes së banorëve të zonës, efektivëve të sektorit zjarrfikës dhe të policisë, nga flakët e zjarrit janë djegur rreth 5 hektarë ullinj drufrutorë dhe shkurre.

Ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse ka qenë e pamundur për mungesë të rrugëve dhe terrenit të thyer kodrinor. Me mjete rrethanore dhe pompat e shpinës është bërë e mundur izolimi i flakëve për të mos rrezikuar banesat.

Read more ...


Skandali te Onkologjiku, ministrja Koçiu: Jam e neveritur, janë jashtë sistemit

Të gjithë personat e përfshirë në skandalin te Onkologjiku janë shkarkuar. Në një deklaratë për mediat, ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu tha se personat e implikuar në shitjen e jashtëligjshme të ilaçeve të kimioterapisë nuk përfaqësojnë bluzat e bardha, ndërsa shtoi se individë të tillë nuk mund të jenë më pjesë e sistemit të shëndetësisë.“Kur flasim për punonjësit e shëndetësisë, që mision të tyre kanë ndihmën shëndetësore të njerëzve, humanizmin. Është një ngjarje e paprecedentë,  jam e neveritur nga kjo histori. Të gjithë personat përgjegjës do të ndëshkohen sipas ligjit, sipas procedurave administrative. Të jetë e qartë që këta lloj njerëzish nuk mund të ndosin bluzat e bardha, këta persona nuk mund të përfaqësojnë bluzat e bardha që punojnë me profesionalizëm në të gjithë Shqipërinë. Këta persona nuk kanë vende në sistemin shëndetësor publik”,-tha ministrja Albana Koçiu.

Read more ...


Beleri në qeli/ Rama në siklet me Brukselin për betimin e eurodeputetit të burgosur

Vendimi i Apelit të Gjykatës së Posaçme për ta lënë Fredi Belerin në burg, e vendos qeverinë shqiptare përballë një sprove të re në raport me ish-kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, që pak javë më parë u zgjodh eurodeputet në Greqi. Kjo sprovë, duket se është në radhë të parë një test për kryeministrin Edi Rama, që deri tani i ka rezistuar presionit të Greqisë për Belerin.

Si çdo eurodeputet tjetër, nga data 16 korrik deri në 19 korrik, Beleri duhet të jetë fizikisht në Bruksel për të kryer betimin. Procedura parashikon që partia e Micotakisit, “Demokracia e re” të paraqesë një dosje me dokumentat e secilit prej kandidatëve të saj fitues. Mes tyre edhe Fredi Beleri, që ndodhet në qelitë e burgut në Shqipëri.

Read more ...

XS
SM
MD
LG